E vërteta mbi Dëshmitarët e Jehovait



Dëshmitarët e Jehovait thonë: "Ne jemi Dëshmitarë të Perëndisë", ndërsa ne themi: "Çdo gjë është Dëshmitar i Allahut".


Materali Nr. 1

Në botë ekziston vetëm një e vërtetë. Për ta arritur atë duhet mund i madh dhe zgjuarsi. Jeta e njeriut është aq e çuditshme saqë vështirë është të kuptohet filozofia e saj. Që nga krijimi i njeriut të parë e deri më sot, ajo është luftuar me mjete të ndryshme duke bërë përpjekje të pandalshme që ajo të zhduket.

Shumica e njerëzimit ka rënë në humnerën e pafund si rezultat i mosnjohjes të së vërtetës dhe duke mos analizuar fare që një rrugë e tillë i ka dhënë fund jetës së tyre. Nëse e shikojmë botën sot, e shohim se ajo është stërmbushur me religjione, kulte dhe grupe të ndryshme dhe të gjitha këto si pasojë e injorimit të së vërtetës.

Këto besime apo religjione janë emëruar sipas emrit të themeluesit të tij, apo popullit në të cilin është paraqitur. P.sh.: krishtërimi është emëruar sipas emrit të të dërguarit Jezu Krisht, budizmi sipas emrit të themeluesit të tij Buda, etj.. Midis tyre janë edhe Dëshmitarët e Jehovait, një kult që kontrollon mendjen e atyre që besojnë në të; një ndërmarrje shtypi që kap vlerën e triliona dollarëve. Aktiviteti i tyre është shumë i gjerë. Mund t'i keni parë në rrugë duke u ofruar revistat e tyre kalimtarëve ose edhe mund të keni folur shkurtimisht me ta në derën tuaj. Janë më së shumti të njohur për profecitë e shumta të bëra të cilat kurrë nuk u realizuan. Iu përgjigjet më së miri thënia nga vetë Bibla: "Zoti më tha: Profetët profetizojnë gënjeshtra në emrin tim, unë nuk i kam dërguar, nuk u kam dhënë asnjë urdhër dhe nuk kam folur me ta. Ata ju profetizojnë një pamje të rreme, një parashikim të kotë dhe mashtrimin e zemrës së tyre", Jeremia 14:14.


Paraqitja e parë e tyre

Organizata e Dëshmitarëve të Jehovait u themelua nga Charles Russel në vitin 1879 së pari nën emrin "Kulla e Cionit", e cila më vonë në vitin 1884 mori emrin "Shoqëria e Kullës së Rojës dhe trakteve të Cionit". Në vitin 1870 Russel, pas pjesëmarrjes së tij në një takim fetar të drejtuar nga Jonas Wendell, filloi të predikojë mbi ardhjen e dytë të Krishtit. Fillimisht mesazhi i tij personal nisi me mohimin e doktrinës kristiane të ferrit dhe më vonë ai i shtoi mësimeve të tij edhe doktrina të tjera të rrezikshme fizike dhe shpirtërore, të shpikura nga ai vetë. Më në fund Russel e mohoi gati çdo doktrinë kristiane dhe i botoi mësimet e tij të çuditshme në një seri prej gjashtë librash me titull "Studime mbi Fjalën e Perëndisë". Ai vdiq në vitin 1976 duke udhëtuar me tren për në Texas. Pasardhësi i tij Joseph F. Rutherford filoi ta rinovonte doktrinën e Rusellit. Ai nisi t'u tregojë gënjeshtra turmave të mëdha të njerëzve se si miliona njerëz që jetonin në Tokë në atë kohë nuk do të vdisnin kurrë.

Për ta dalluar veten nga Organizatat e tjera të të ashtuquajturit krishtërim, në vitin 1931 këta të krishterë përqafuan emrin Dëshmitarët e Jehovait bazuar në pasazhin nga Isaia 43:10-12.


Dallimet midis Dëshmitarëve të Jehovait dhe kishës kristiane

Ato janë të mëdha dhe kanë të bëjnë me çështje si triniteti, ringjallja e Jezuit, etj..

Dëshmitarët e Jehovait besojnë se Jezusi është biri i Perëndisë por jo edhe Perëndia vetë, ashtu siç besojnë të krishterët e tjerë. Gjithashtu ata besojnë se nuk ka ekzistuar përherë, që nga fillimi, por ka qenë një qenie e krijuar me emrin e kryeengjëllit Mikael.

Pastaj sipas tyre Jezusi nuk u ngrit fizikisht nga të vdekurit, por u ringjall si qenie shpirtërore. Mohimi i adhurimit për Jezusin dhe i besimit mbi ferrin janë disa nga dallimet e tjera midis Dëshmitarëve të Jehovait dhe pjesës tjetër të krishtërimit.


Organizimi i tyre

Bashkësia e Dëshmitarëve të Jehovait, ajo që vihet re më së shpeshti në një lagje të zakonshme, quhet Salla e Mbretërisë. Trupi ose Komiteti Kryesor që drejton Dëshmitarët e Jehovait e ka qendrën në Brooklyn, Nju Jork dhe quhet "Kulla e Rojës". Trupi udhëheqës përbëhet nga një president dhe një grup burrash që njihen me emrin "trupi drejtues". Ky trup mbikqyr çdo aspekt të organizatës përfshirë këtu edhe materialet që shkruhen në revistat periodike dhe në librat e studimit.

"Kulla e Rojës" deklaron se ajo është një organizatë që drejtohet nga Zoti. Sipas mendimit të kristianëve të tjerë, Dëshmitarët e Jehovait nuk janë në dijeni për faktin që grupet e ndryshme drejtuese të "Kullës së Rojës" i kanë ndryshuar vazhdimisht doktrinat e tyre, për t'iu përshtatur nevojave të organizatës me kalimin e viteve. Dëshmitarët e Jehovait janë të njohur për profecitë e tyre të rreme duke përfshirë këtu edhe thënie si: Armagedoni dhe fundi i botës do të ndodhin në vitin 1914, 1918, 1925 ose 1975.

Shumica e Dëshmitarëve të Jehovait nuk e kuptojnë se autoriteti i tyre i vërtetë nuk është i bazuar tek Bibla, por bazohet tek pikëpamjet e trupit të tyre drejtues me qendër në Brooklyn.

Dëshmitarët e zakonshëm të Jehovait nuk e dinë se po "ushqehen me lugë" dhe se po e hanë vetëm atë ushqim që ua lejon "trupi drejtues".

Dësmitarëve të Jehovait të cilët kyçen për herë të parë në radhët e organizatës, nuk u lejohet të dinë asgjë lidhur me listën e plotë të rregullave dhe kërkesave të organizatës, derisa ta kenë vënë jetën e tyre në shërbim të plotë të "bashkësisë".

Anëtarët e rinj dhe shumica e Dëshmitarëve të Jehovait nuk e kanë të lejuar që të hedhin sytë në botimet "sekrete" të cilat janë vetëm për drejtuesit e "bashkësisë". Këto botime njihen me emrin "Vini Re" dhe japin udhëzime lidhur me ofertat dhe se si duhet të ndëshkohen anëtarët e pabindur. Një njeri i zakonshëm duhet të jetë në dijeni të faktit se të takuarit me një Dëshmitar të Jehovait në pragun e derës ka pasoja për të ardhmen. Ata mbajnë shënime për çdo individ me të cilin është folur. Vizitat i bëjnë në çdo ditë të javës sepse ata nuk kanë ndonjë ditë pushimi të caktuar.


Mësimet e rreme të Dëshmitarëve të Jehovait sipas këndvështrimit kristian

Në vazhdim do të cekim disa mësime të Dëshmitarëve të Jehovait të para nga këndvështrimi i kristianëve të tjerë jashtë kishës së tyre:

- Shoqëria e Kullës së Rojës dhe e Trakteve me qendër në Brooklyn, Nju Jork, mëson pasuesit se Ati është Zoti i pushtetshëm emri i të cilit është Jehova.

- Shpëtimi vjen përmes veprave të mira që bën njeriu, si p.sh.: përmes sasisë së literaturës së shpërndarë nga çdo anëtar çdo muaj apo si quhet 'kuota mujore'.

- Dëshmitarët e Jehovait nuk janë kurrë të sigurtë nëse janë të shpëtuar apo jo.

- Sipas tyre shpirti ose Fryma e Shenjtë nuk është një person i veçantë por një forcë, një metodë me të cilën Zoti komunikon me botën.

- Ky grup thotë gjithashtu se Mbretëria Qiellore hyri në fuqi në vitin 1914 me ardhjen e padukshme në fron të Krishtit si mbret.

- Doktrina e Dëshmitarëve të Jehovait thotë se ata njerëz që nuk janë anëtarë të organizatës "Kulla e Rojës" do të shkatërrohen nga Zoti Jehova dhe nuk do të ekzistojnë më.

- Dëshmitarët i mësojnë pasuesit e tyre se nuk ka ferr.


Të qëndruarit larg nga ish-Dëshmitarët e Jehovait

Është fakt që moskontaktimi me anëtarët e tjerë, u shkakton aq shumë shqetësime emocionale ish Dëshmitarëve të Jehovait, sa ata arrijnë deri në vetëvrasje. Në shtator të vitit 1981, Trupi Drejtues me rregulla të posaçme i thërret anëtarët e saj që të qëndrojnë larg kontaktit me ata që e kanë braktisur organizatën. Për herë të parë pjesëtarët e të së njëjtës familje, për shembull, duhet t'i ndërprisnin të gjitha lidhjet me anëtarët e tyre nëse ndonjëri është larguar nga mësimet e Dëshmitarëve të Jehovait, përkatësisht është përjashtuar nga Bashkësia.

- Një mësim tjetër i Dëshmitarëve të Jehovait është ndalesa e shoqërimit me dikë jashtë rrethit të tyre fetar sikur edhe ndalesa e interesimit për gjëra që nuk i përkasin bashkësisë së tyre. P.sh.: atyre iu këshillohet që të mos e vazhdojnë shkollimin e lartë sikurse edhe të mos i kushtojnë kohë pasioneve të tyre në kohën e lirë.

- Sipas mësimeve të Dëshmitarëve të Jehovait transfuzioni i gjakut është i ndaluar.


Çfarë besojnë Dëshmitarët e Jehovait

Më lart pamë mendimin e të krishterëve që nuk i përkasin Dëshmitarëve të Jehovait ndërsa në vazhdim do të njihemi për së afërmi rreth besimeve të tyre:

• Bibla është Fjalë e Perëndisë dhe është e vërtetë.

• Emri i Perëndisë është Jehova.

• Krishti vdiq në një shtyllë dhe jo në kryq.

• Toka nuk do të shkatërrohet ose shpopullohet kurrë.

• Vdekja njerëzore vie si pasojë e mëkateve të Adamit.

• Ferri është varri i përbashkët i njerëzimit.

• Vetëm një grup i vogël prej 144.000 vetash do të shkojë në qiell dhe do të sundojnë bashkë me Krishtin.

• Një i krishterë duhet të qëndrojë i ndarë nga Bota.

• Futja e gjakut në trup nëpërmjet gojës ose venave dhunon ligjet e Perëndisë, etj..


Gjithashtu Dëshmitarët e Jehovait besojnë:

• Dhjata e Vjetër është Fjalë e Perëndisë Jehova, kushteta e Jetës e cila duhet kuptuar sipas versionit hebre dhe në funksion të tij, edhe simbole kanë ato të hebrenjve, ndërsa Dhjata e Re thonë se është e manipuluar ndaj kanë komentoimet e tyre për të ... Sipas tyre të gjitha qeveritë, ideologjitë dhe besimet e tjera si dhe kushtetutat e tyre janë idhujtare dhe jo vetëm që nuk duhen ndjekur por duhen përmbysur, gjë që do ndodh me Armagedonin, Luftën e Fitores dhe Mbretërimit të herbrenjve mbi të gjithë botën, ku do shuhen mosndjekësit e tyre. Të gjithë krerët drejtues janë hebrenj. Cikli i progresit në organizatë është tepër i fshehtë dhe i ndërlikuar.

• S'kanë paketë adhurimesh dhe ligjesh hyjnore fikse porse ato ndryshojnë dhe evoluojnë.

• Nuk ka Botë Tjetër, Toka nuk do të shkatërrohet ose shpopullohet kurrë dhe në Tokë do të vendoset Mbretëria Hyjnore. Parajsa do të jetë në tokë për dy kategori njerëzish, për Ajkën Tokësore (nënkuptojnë njerëzit e thjeshtë nga Dëshmitarët e Jehovait që do të jenë gjallë asokohe) dhe për Ajkën Qiellore (individë të veçantë nga Dëshmitarët e Jehovait) prej 144.000 vetash që do të shkojnë në Parajsën Qiellore dhe do të sundojnë bashkë me Krishtin.

• Ferri nuk ekziston, ai simbolizon varrin dhe vdekjen, pra ferri s'është tjetër vetëmse vdekja, pra varri ku përfundon njerëzimi si pasojë e mëkateve të Adamit dhe Evës.

• Nuk besojnë tek shpirti dhe përjetësia e tij.

• Një i krishterë (dëshmitar i Jehovait) duhet t'i kufizojë relatat e tij vetëm brenda komunitetit dhe të jetë i ndarë nga Bota, nuk lejohet martesa jashtë komunitetit.


Materali Nr. 2

Shumica nga ju i keni takuar Dëshmitarët e Jehovait në rrugë, në stacione autobuzi apo diku tjetër, madje edhe duke trokitur nëpër dyert e shtëpive tuaja për të shpërndarë revistat "Zgjohuni" dhe "Kulla e Rojës", duke e ndarë kështu me ju 'lajmin e mirë për Mbretërinë e Atit në Tokë' e cila mbase do të vendoset së shpejti. Në sytë e tyre Islami është një sistem satanik i vendosur për të mashtruar njerëzimin. Ata madje kanë botuar literaturë që përgënjeshtrojnë Besimin në Botën Tjetër, të vërtetën mbi Ferrin dhe Parajsën etj., për të cilat bien ndesh edhe me mësimet e Krishterimit që shtiren se i përkatësojnë.

Muslimanët e dinë se mësimet e Dëshmitarëve të Jehovait janë të gabuara por kjo nuk mjafton për të bërë një debat frytëdhënës me ta dhe njerëzit që synohen prej tyre çdo moment.


Na lejoni t'ju vijmë në ndihmë me këto artikuj:

Rrënjet e Dëshmitarëve të Jehovait i ngriti Charles Rusell (1852-1916) i cili si një i ri i revoltuar nga besimet bestyte, sipas tij të kyçura në kishat e krishtera, themeloi shoqërinë e cila më vonë do të njihej me emrin që kanë edhe tashmë.

Broshura e Dëshmitarëve të Jehovait "A duhet të besojmë Trinitetin?" e sqaron mjaft mirë ndikimin e perendorit romak dhe të koncileve të shekujve dy, tre e katër në shtrembërimin e shumë nga ato që Krishti kishte mësuar, teksa ajo dështon ta shohë të njëjtin ndikim të hidhur edhe në formësimin e kanonit biblik dhe të doktrinave të tjera.

Në këtë shkrim me fakte nga vetë botimet e tyre do të vërtetojmë se pse nuk mund të mbështetemi në mësimet e tyre dhe pse Dëshmitarët e Jehovait gjithashtu duhet të mendojnë definitivisht për gabimet shekullore prapa organizatës së kishës së tyre të krijuar nga njeriu. Prandaj kur të vizitoheni prej tyre, me dashamirësi dhe durim.


E Vërteta e Parë:

Profetët e rremë dhe ata të vërtetë

Ligji i Përtërirë [18:20-22] tregon standardet për të gjykuar nëse një Profet është nga Zoti apo jo: "Dhe nëse ti thua në zemrën tënde: "Si do të bëjmë për të dalluar fjalën që Zoti nuk ka thënë?" Kur profeti flet në emër të Zotit dhe kjo gjë nuk ndodh dhe nuk realizohet, kemi të bëjmë me një gjë që Zoti nuk e ka thënë; e ka thënë profeti (i rremë) me mendjemadhësi, mos ki frikë prej tij".

Shumë e thjeshtë. Me kriterin e nënvijëzuar pajtohen pa hezitim edhe muslimanët. Pra nëse profeti është nga Zoti atëherë profecitë e tij duhet të përmbushen. Kjo shërben si test për saktësinë e të pretenduarit si profet, pasi siç dihet, të folurit në emër të Perëndisë është një ekskluzivitet vetëm i profetëve të vërtetë. Sipas nënvijëzimit, nëse profecitë e tij nuk përmbushen atëherë ky i ashtuquajtur profet është profet i rremë kështuqë ai nuk është i udhëzuar nga Perëndia, ndaj s'duhet t'i tregojmë frikë, ndjekje apo respekt.

Trupi kryesor i Dëshmitarëve të Jehovait Ëatchtoëer në Brooklyn - Neë York pohon të jetë trupi i vullnetit të Zotit i cili përfaqëson Profetin e Dërguar nga Perëndia, njëjtë sikur profetët e erës biblike. Këtë nuk e pohojmë ne por vetë Dëshmitarët e Jehovait. Kulla e Rojës e dates 1 Prill 1972 e pohon këtë midis shumë botimeve të tjera të tyre. Aty lexojmë: "Ky 'profet' tashmë nuk është një njeri i vetëm por një trup i tërë burrash dhe grashë. Në fillim ishte një grup i vogël i pasuesve të gjurmëve të Jezu Krishtit i njohur me emrin Studentët Ndërkombëtarë të Biblës (kështu quheshin Dëshmitarët e Jehovait në fillet e tyre) të cilët tani njihen me emrin Dëshmitarët Kristianë të Jehovait ...".


E Vërteta e dytë:

Profecitë e rreme të profetit të rremë

Secili që ka përcjellur botimet e Dëshmitarëve të Jehovait do të dijë të tregojë për dhjetëra raste të profecive të tyre të parealizuara, për fundin e botës apo për diçka tjetër, që kurrë nuk u përmbushën. Datat e fundit të botës ndërrohen në mësimet e tyre, por më kot. Profecitë mbesin të rreme dhe nuk realizohen kurrë. Herët në vitin 1917 botimi i tyre The Finished Mystery, Ëatchtoëer Bible and Tract Society, Brooklyn, N.Y., 1917, fq. 484-485 parashikonte shkatërrimin e kishave të rreme anekënd botës dhe miliona besimtarëve të tyre nga Zoti gjë që do të ndodhte në vitin 1918.

Viti 1918 dhe gati një shekull kaloi dhe profecia e trupit 'profetik' të Dëshmitarëve të Jehovait kurrë nuk u realizua. Por a është kjo e vetmja? Fatkeqësisht jo. Botimi i Dëshmitarëve të Jehovait Millions Noë Living Ëill Never Die, Ëatchtoëer Bible and Tract Society, Brooklyn, N.Y., 1920, faqe. 88-91 bën fjalë për një profeci goxha të madhe. Sipas kësaj profecie profetët e vjetër si Abrahami, Jicaku, Jakobi, etj., do të ringjallen në trup fizik, do të jenë të dukshëm, dhe do tu dëshmojnë njerëzve për rendin e ri botëror që po vendosej - për mbretërinë e Atit.


Profeci të tilla të rreme janë pa fund

Për më shumë se 50 vite deri më 1928 Dëshmitarët e Jehovait e kishin përdorur Piramidën e Madhe jashtë Kairos në Egjipt si bazë për profetizimin e ardhjes së Krishtit në vitin 1919. Charles Russell, presidenti i parë i Ëatchtoëer (Organizatës së Dëshmitarëve të Jehovait) mësonte se duke matur gjatësira kalimi në Piramidën e madhe, ne mund të caktojmë datën e kthimit të dytë të Jezusit. Atëherë Russell do të shkruante: "Piramida dëshmon se afër vitit 1914 do të fillojnë trazira të tilla që nuk janë parë ndonjëherë para dhe pas kësaj periudhe në botë", (Studies in the Scriptures vol.3 Thy Kingdom Come fq 342). Por në vitin 1928 Kulla e Rojës 15 Maj do ta quante një mësim të tillë si satanik: "Nëse piramida nuk është përmendur në Bibël atëherë mësimet lidhur me të janë të udhëzuara nga filozofi boshe dhe shkenca fallso e jo të frymëzuara nga Krishti. Satanai e ka vendosur diturinë e tij në gurin e vdekur (të piramidës) i cili mund të quhet Bibla e Satanait e jo guri dëshmues i Perëndisë".

Shembujt e tillë nuk kanë fund por mjaftojnë për të kuptuar natyrën e gabueshme të mësimeve të dëshmitarëve të Jehovait.

Duke qenë se ata besojnë se Bibla është fjalë e Zotit dhe sipas kriterit që Zoti i caktoi Mojsiut, që e lexuam më parë, na del se Dëshmitarët e Jehovait janë një trup i rremë profetik të cilit nuk duhet treguar respekt si përfaqësues të Perëndisë.

Muslimanët janë të udhëzuar që me dashuri dhe respekt t'ua tregojnë atyre këto të vërteta dhe në krahun tjetër të serviren në dobi të njerëzve edhe mësimet e përsosura të Zotit të shpallura përjetësisht nëpërmjet profetit të fundit Muhamedit -paqja dhe lavdërimi i Zotit janë mbi të-.



Autor: Fehim GASHI dhe Altin TORBA

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...