Po na bombardojnë!



Dhjetori është muaji në të cilin mediat tona dhe mjedisi po na bombardojnë me festat e krishtera.

Çdo gjë është në atmosferën e Krishtlindjeve!

Për dekorimin e qytetit shpenzohen shuma të mëdha sikur të ishim në Vatikan, ndërsa për Bajram si me turp ngritët aty-këtu ndonjë pëlhurë e vjetruar me urimin e Bajramit!

Emisionet televizive nga ato për fëmijë e deri tek të tjerët, janë në atmosferën e Krishtlindjeve, ndërsa neve për Bajram na torturojnë rregullisht disa muzika banale dhe me emisione ku ndonjë qytetar vendor tregon se si gjyshi i tij ishte haxhi.

Dhe derisa neve nga viti në vit na bombardojnë me festa të ndryshme të krishtera dhe me zakonet e tyre, neve disi na vjen turp për fenë tonë të bukur.

Vetëm ne muslimanët vuajmë nga komplekset dhe vetëm neve na mbahen leksione se feja na qenka një çështje private.

E pra, nuk është! Feja është çdo gjë! Feja është e gjithë jeta!

Nëse mundeni ju, pse nuk mundemi edhe ne?

Nëse ata janë krenarë për herezinë e tyre, pse ne të turpërohemi nga idetë fisnike të Islamit?

Le të ndalemi, mos të turpërohemi nga feja jonë!

Le të ndalemi, mos t'i imitojmë zakonet e njerëzve të tjerë!

Le të ndalemi, mos t'i festojmë festat e të tjerëve!



Përshtati: Miftar AJDINI

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...