BFI del fitimtarë, vërteton dhunën e imamit të rrejshëm Xhevat Hot
Ka dalë edhe një herë fitimtarë Bashkësia Fetare Islame në gjykatat e vendit kundër imamit boshnjak në xhaminë e re Hatunxhik në Shkup, Xhevat Hot, i cili në mënyrë të dhunshme u imponua në xhami.
Në aktvendimin e Gjykatës Themelore 1, të sjell që nga prilli i këtij viti dhe e cila tani më është bërë e plotfuqishme thuhet se "Xhevat Hot, për çdo ditë në xhaminë e Hatunxhikut është prezantuar në mënyrë të rrejshme si shërbyes fetarë-imam, dhe kryen shërbime fetare edhe pse nuk është i punësuar në bashkësinë islame dhe në mënyrë të rrejshme mban uniformën e imamit".
Kjo situatë sipas gjykatësit Sedat Rexhepagiq, bie në kundërshtim me Ligjin për kishën , bashkësitë fetare dhe grupet tjera religjioze. Bashkësia Fetare Islame disa herë e ka ngritur zërin kundër veprave të Xhevat Hot, që siç thonë veprim që bien ndesh "Me Kuranin Famëlartë dhe traditën e veprimit të gjeneratës së parë të Islamit dhe ka për qëllim që ti përçajë besimtarët mysliman, duke futur urrejtje mes tyre për përfitime politike". Hot edhe përkundër asaj që nga viti 2003 ka dekret për imam, i njëjti i është anuluar që nga viti 20.05.2007. për shkak të veprimeve të tij që kanë prish imazhin e një imami.
Nga BFI-ja thonë se "Rasti i xhamisë së Hatunxhikut është një spekulim i pastër se gjoja nuk lejohet që të ekzistojë një xhami e vetme për komunitetin boshnjak në Shkup dhe si rezultat i kësaj duan të imponojnë Xhevat Hot si hatib dhe vaiz në xhaminë Hatunxhik. Ky emër është i njohur mirë për BIM dhe opinionin që nga viti 2003. Atëbotë në emër të një lëvizje radikale e njohur si Vehabizëm, nën kërcënimin e armëve e detyruan kryetarin e atëhershëm Arif Emini që të nënshkruaj disa vendime pune, ndër të cilat edhe të Xhevat Hot për të qenë hatib dhe vaiz i xhamisë Hatunxhik, edhe pse në atë kohë kjo xhami ishte gërmadhë dhe jofunksionale".
Për dhunën e përdorur në xhami edhe Gjykata konfirmon në bazë të disa vërejtjeve dhe sugjerimeve që kanë adresë Stacionin policorë Bit Pazar por të adresuara deri tek imami i rrejshëm, por të njëjtat si duket nuk kanë çuar peshë veprimin e më tejshëm të shërbimit me dhunë në xhami të Hatunxhikut nga Xhevat Hot. Për këtë arsye, gjykata ka sjell aktvendim në favor të BFI-së duke i shqiptuar dënim material Hot në bazë të nenit 391 nga Kodi penal për kryerje të vepres penale "Prezentim të rrejshëm".Tani Hot duhet të paguaj 115 mëditje në formë të dënimit me një vlerë prej 70.000,00 denarë për shkak të veprës së tij penale.
Autor: BIM, prill 2011.