Fetwa e Al-Ez'her për vehabistët e Kosovës dhe vendet shqipfolëse
Qendra Ndërkombëtare Al-Ez'her për Fetwa: Al-Azhar Fatwa Global Center.
Pyetje: Në Kosovë (dhe vendet ku flitet Gjuha Shqipe) ka disa imam dhe jo vetëm imam por edhe persona me pozite më të lartë në institucione fetare (kryeimam) të cilët në disa ligjërime të tyre dhe derse Esh'aritë dhe Maturiditë i konsiderojnë grupe të devijuara, cila është përgjigja juaj në lidhje me këtë që këta imam e thonë në ligjërimet e tyre.
Përgjigje: Në emër të Allahut, falënderimi i qoftë Perëndisë dhe lutjet dhe paqja qoftë mbi zotërinë tonë të Dërguarin e Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) dhe mbi familjen dhe shokët e tij.
Doktrina Esh'arite është doktrinë e Kelamit (Akides) që merret me besimin dhe përgjigjen ndaj dyshimeve të ngritura rreth tij, nuk është Medh-heb (Shkollë) i Jurisprudencës Islame, kjo doktrinë kishte meritë të madhe në përgjigjen ndaj Mu'tezilitve dhe në eliminimin e dyshimeve të tyre, ndaj Havarixhëve, Murxhive, Kaderive dhe Xheberijes, e të tjerëve.
Në një kohë nuk kishte të tjerë vetëm se Esh'aritë, dhe vetëm këta posedonin argumentet, ishin mesatar, nuk mohonin asnjë ajet dhe asnjë hadithë, punonin paralel në mes mendjes dhe argumentimit me ajete Kur'anore, u dalluan nga të tjerët në kohën e tyre dhe ata që erdhën pas tyre, nuk punuan vetëm me argumente logjike dhe në të njëjtën kohë nuk qëndronin ngurtësisht vetëm tek argumentimi tek ajetet, kjo doktrinë është doktrina që nuk i bënte Qafir (akuzon për mosbesim) asnjë nga njerëzit e Ehlu Kiblës përgjithësisht.
Kjo doktrinë është doktrina e vërtetë (Ehlu Hak) nën flamurin e të cilës janë rreshtuar dijetarët më të mëdhenj, doktrinë në të cilën nuk ka asgjë të keqe, sepse kjo doktrinë angazhohet për çdo gjë qëështë obligim, asaj çka lejohet dhe çka nuk është e përshtatshme për Zotin e botëve.
Kështu, Esh'aritë janë shumica e Ehlu Synetit, ata përfaqësojnë më shumë se 90% të myslimanëve, në doktrinën Esh'arite janë dijetarët më të mëdhenj të Ehlu Synetit, përfshirë Imam Esh'ariun, Imam El-Xhuvejnij, Imam El-Bakilani, Imam Ibn Haxheri, Imam Raziu, Imam Gazaliu, Imam Ibn Asakiri, Imam Izibn Abdus Selam, Imam El-Neveviu, Imami El-Bejdavij, El-Kadi Ijad, dhe shumë të tjerë.
Prandaj, doktrina e Al-Ez'herit dhe dijetarëve e tij - për më shumë se dhjetë dekada - është doktrina Esh'arite doktrinë e Ehlu Sunetit, dhe se Shprehja Ehlu Suneti vel Xhemati është dhe iu referohet me te Esh'arive, Maturidive dhe Ehlul Hadithit, dhe kështu që kjo doktrinë mësohet në Universitetin Al-Ez'her Falënderimi i qoftë Zotit.
Al-Ez'her ka doktrinën Esh'arite për të mësuar dhe kuptuar çështjet e besimit dhe kjo assesi se nuk është fanatizëm në doktrinën Esh'arite, por sepse është doktrina që kombinon në mes argumenteve fetare dhe arsyes, e cila është e mesme që përfaqëson moderim, në këtë doktrinë janë dijetarët më të mëdhenj të komentimit të Kur'anit, dijetarët e Hadithit dhe dijetarët e Shkollave Juridike Islame, dhe të tjerë siç i përmendëm më lartë.
Doktrina Esh'arite nuk është diçka e re dhe as diçka e shpikur, por më tepër një reflektim i ndershëm dhe i disiplinuar i asaj që Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ishte dikur ne te.
Nëse dëshironi diçka më të zgjeruar, ju mund t'i referoheni librit - El-Insaf fi ma Uthire haule El-Hilaf - Dr. Omer Abdullah Kamil.
Kjo është e tëra dhe Zoti i Plotfuqishëm është më i larti dhe më i dituri, paqja dhe shpëtimi qofshin për Pejgamberin a.s. familjen dhe shokët e tij.
Faleminderit për kontaktin tuaj të vazhdueshëm me ne - Qendrën Ndërkombëtare Al Ez'her për Fetfa.
Përgatiti: Qendra Ndërkombëtare Al-Ez'her për Fetwa