Në shenjë urimi për Natën e Madhe, Natën e Israsë dhe Mi'raxhit!
Sipas mësimeve të Islamit, nata e Israsë dhe Mi'raxhit është nata më e rëndësishme në historinë e njerëzimit, menjëherë pas Lejletu'l-Kadrit. Është nata kur njeriu u shkëput për një çast nga toka dhe ngjitet drejt detërave të hapur të qiellit të pafund.
Atje ku do të fascionohej nga madhështia e qiellit, por që, me insistim dëshiroi të kthehej sa më shpejt në tokë. Aty ku kishte lindur dhe ku synonte përfundimin e misionit që e kishte marrë nga Zoti i tij.
Muhamedit a.s. nuk i pëlqeu gjithaq jeta në qiell pa brenga dhe i rrethuar nga engjëjt absolutisht të dëgjueshëm. I vetëdijshëm për sfidat që e prisnin në tokë, ai e zgjodhi jetesën me njerëz.
Ani pse jo gjithmonë të dëgjueshëm. Ai dëshironte të jetonte në mesin e tyre dhe deri në frymën e fundit t'i përkushtohej tokës dhe njerëzimit në përgjithësi.
Andaj, me të drejtë Allahu e quajti "I Dashuri i Tij". Më të drejtë njerëzimi e shpalli për njeriun më me ndikim në histori. Dhe me plot meritë. Për hajr ju qoftë kjo Natë e Madhe! Për hajr ju qoftë Nata e Israsë dhe Mi'raxhit!
Autor: Prof. Mustafa BAJRAMI