Fetvatë e çmendura vehabiste
Vehabistët janë të njohur për predikimet dhe fetvatë e tyre jashtë çdo parametri të absurditetit. Vendimet fetare prej së cilave po habitet e gjithë bota e qytetruar, mjerisht, që nga paslufta kanë arritur edhe tek ne dhe është punuar sipas tyre. Thirrësit vehabist në trojet shqiptare po shkaktojnë huti e perçarje të vazhdueshme, duke shkaktuar polarizime në mesin e besimtarëve, por edhe përgjithësisht në shoqëri.
Shpjegimet banale mbi marëdhëniet intime, fetvatë dhe shpjegimet se si duhet rrahur gruaja, se si i ndalohet gruas të ngas makinën apo të shkoj në kinema, janë absurditet i llojit të vet, të cilin e hasim vetëm tek komuniteti vehabist. Fetvatë e imamëve vehabist nuk janë madje as logjikë mesjetare, ato janë "logjikë" shpellare, që mendja e njeriut normal nuk mundet asesi t'i përceptoj.
Të thuash pastaj se toka është e rrafshët dhe se nuk lëvizë, sot në shekullin XXI, ku zbulimet hapësinore kanë arritur kulminacionin, kurse njohuritë elementare mbi planetet i posedojnë edhe fëmijët, tregon një prapambeturi që nuk mund asesi të përkufizohet nga mendja e njeriut.
Njëherit fetvatë vehabiste shumë kush i ka paguar edhe me jetë, ata në vazhdimësi kanë arsyetuar dhe lejuar vrasjen, plackitjen, përdhunimet dhe amoralitetin. Rezultat i këtyre fetvave janë krimet në Irak dhe Siri, ku me qindra mijëra njerëz u vranë, me mijëra gra u përdhunuan dhe me mijëra fëmijë mbetën jetim. Madje ka patur rast ku cmenduria vehabiste ka kaluar edhe në kanibalizëm. E gjithë kjo nuk është islam, nuk është fe e Zotit.
Ne nuk kemi nevoj për këto prapambeturi vehabiste, nuk kemi nevoj që arabët të na e shpjegojnë fenë. Ne synojmë inegrimin në Evropë, e nuk synojmë shpellat e Arabisë.
Kur e merr fenë nëpër bodrume dhe internet, përfundon si ekstremist
Pas luftës së fundit në Kosovë, mbajtja e ligjerata fetare jashtë objekteve të destinuara për këtë punë, u bë gjë e zakonshme tek ne. Larg syve të publikut dhe jashtë çdo kontrolli institucional fetar apo shtetëror, predikuesit qenë të lirë të propagandonin çfarëdo që dëshironin. Këta predikues përhapën ideoligji nën petkun e fesë, duke pretenduar se po ua mësonin njerëzve islamin dhe se qëllimet e tyre ishin të mira. Predikuesit ekstremist të ideologjisë vehabiste, mbanin ligjerata të strukur nëpër bodrume, ku tubuan të rinjtë tanë që ua mbushin veshët me lloj-lloj barbarizmash ekstremiste.
Të rinjtë e entuziazmuar se po e mësonin fenë, iu nështruan tërësisht imamëve të tyre, duke rënë kështu pre e manipulimeve të ulëta, që synon tru-shpëlarjen e rinisë me brockullat vehabiste. Për të qenë viktimat gjithmonë online me propagandimet ekstremiste, filloi edhe plasimi i predikimeve në internet, gjithnjë duke synuar shtrirjen sa më të madhe të propagandës ideoligjike ekstremiste. Fatkeqësisht shumë të rinjë ranë viktim e propagandimeve ekstremiste dhe tanimë kanë humbur jetën në shkretëtirat arabe dhe kanë lënë familjet e tyre të bredhin të pa shpresë dhe pa të ardhme. Njëherit ne duhet ta dijmë se ekstremistët do të vazhdojnë propagandimet e tyre të kamufluara me mësime fetare islame dhe nuk do të reshtin deri në realizimin e planeve të tyre djallëzore.
Se si do t'i përgjigjemi ne dhe si do t'i çasemi kësaj problematike, do të ndikoj drejpërdrejt në ardhmërinë e gjeneratave të reja dhe të atyre të cilët janë më të ekspozuarit ndaj këtyre dukurive negative. Andaj duhet patjetër angazhim institucional shtetëror dhe fetar për të delegjitimuar idetë e propaganduara nga ekstremistët. Vetëm me përkushtim ndaj demaskimit të këtyre ideologjive të mbrapshta dhe dëmsjellëse, mund të shpresojmë në çrrënjosjen e radikalizmit fetar i cili tashmë sa vite po e cenon mirëqenien e shoqërisë kosovare në përgjithësi, kurse harmoninë ndër fetare në veçanti.
Islamin po e dëmtojnë ata që po thirren në të
Si në rrafshin global, një ashtu edhe në atë lokal, feja islame ka humbur reputacionin që kishte në të kaluarën. Nga një fe paqësore, Islami tani nga shumë kush shihet si rrezik dhe kanosje ndaj rendit dhe rregullit shoqëror.
Por pse po ndodhë kjo?!
Shkaku i interpretimeve abnormale të mësimeve të fesë që bëjnë ekstremistët, Islami ka fituar një reputacion jo të mirë në botë. Ekstremistët janë ata që po njollosin islamin, sepse Islami është i pastër nga ajo që ia përshkruajnë ekstremistët. Propaganduesit ekstremist kanë vetëm njohuri sipërfaqësore të Kur'anit, kurse interpretimi i tyre selektiv dhe kontekstual i ajeteve kur'anore, për të arsyetuar qendrimet dhe veprimet e tyre, është një tmerr i vërtetë. Këta personat mundohen të paraqiten si përfaqësues të fjalës dhe vullnetit të Zotit në tokë, duke i dhënë vetes të drejtë për të gjykuar mbi njerëzit. Ekstremistët thirren në islam por veprat e tyre nuk janë askund në përputhje me mësimet dhe vlerat islame, ato në fakt janë kundër tyre. Ideologjia vehabiste e cila kamuflohet me islamin është përgjegjësja e vetme për shkuarjen e shqiptarëve në Siri.
Doktrina vehabiste dhe shtrembërimi i mësimeve islame nga ana e vehabistëve, bënë që mëse 300 shqiptar të shkojnë në Siri për të marrur pjesë në të ashtuquajturin xhihad të organizatës terroriste ISIS. Pra nuk është feja islame ajo që po përhap urrejtje e qe po nxitë luftëra, janë ekstremistët ata që po derdhin gjakun e të pafajshmëve duke u thirrur në islam dhe Kuran. Nuk mbahet mend asnjëherë përgjatë historisë që feja islame të jetë cilësuar si vrastare e primitive, këtë epitet ia dhanë ata që po thirren në islam por punojnë vazhdimisht për ta shkatërruar atë. Ideologjitë e dhunshme që po ua shpëlanë trurit besimtarëve, po e keqpërdorinë fenë duke e keqinterpretuar atë pë qëllimet e tyre djallëzore.
Ekstremistët nuk e kanë dertin e fesë. Misioni i tyre është shkatërrimi i çdo vlere dhe përhapja e frikës dhe injorancës. Mos të na mashtrojnë thirrjet e tyre ku permendin emrin e Zotit, ngaqë Zoti nuk urdhëron vrasjen, gjakderdhjen, përdhunimet e plaçkitjet. Këto krime i bëjnë në emër të Zotit, vetëm ata që nuk i frikësohen Atij dhe që urrejnë krijimtarinë e Tij. Këta janë djajë, kurse vetëm forma e tyre është njerëzore, asgjë tjetër.
Terrorizimi në emër te fesë
Në sulmet e terroristëve, jeta e njerëzve të pafajshëm humbet pa asnjë përfitim për ata që kryejnë këto krime të pafalshme kundër njerëzimit dhe mbi të gjitha kundër Zotit. Mësimet fetare na thonë se çdo jetë njerëzore meriton një ekzistencë dinjitoze dhe mbrojtje nga të gjitha aktet e dhunës. Megjithatë sulmuesit që thirren në emrin e Zotit duket se janë të vendosur të marrin jetën e të pafajshmëve sipas dëshirës së tyre dhe të tregojnë gëzimin e tyre të pështirë në çdo pikë gjaku që derdhin në emër të ideologjisë së tyre të sëmurë. Si besimtarë që besojmë në fuqinë absolute dhe urtësinë e hyjnores për dhënien e udhëzimit të Zotit për njerëzimin, ne tmerrohemi kur lexojmë se njerëzit që pranojnë se janë mysliman me emër, janë të përfshirë në akte terroriste. Me siguri njerëzit e tillë nuk e kuptojnë se çfarë do të thotë t'i nënshtrohen Zotit për të arritur paqen.
Ndihemi të zemëruar kur lexojmë se vrasësit keqpërdorën emrin e Zotit të Gjithëmëshirëshm, Mëshirëbërës, për të arsyetuar aktet e tyre të neveritshme. Ndihemi të zemëruar me guximin e tyre për të justifikuar vrasjen e njerëzve të pafajshëm. Mos harroni faktin se sundimtarët e vendeve islame nuk shfajësohen nga kjo papërgjegjshmëri mbizotëruese ndaj dinjitetit njerëzor. Ata kanë vrarë çdo kë që i është kundërvënë atyre. Ata kanë shkatërruar popujt e tyre, sepse kishin frikë nga humbja e pushtetit. Ata kanë hasmëruar popujt për t'i shërbyer kjo agjendës së tyre të korruptuar.
Myslimanët kanë nevojë për partnerë në luftën kundër terrorit, në mbrojtje të dinjitetit njerëzor dhe jetës njerëzore. Kemi nevojë për njerëz që janë të gatshëm të qëndrojnë për mbrojtjen e çdo jete njerëzore pavarësisht: origjinës, racës, kombësisë dhe religjionit. Zoti e përshkruan veten si garantues të paqes botërore ndaj krijimit të Tij. Udhëzimi i Tij flet qartë për këtë. Por njerëzit që veprojnë në emër të tij kanë bërë gjithçka për ta shkatërruar paqen në tokë. A mund të mblidhen të gjithë dhe të luftojnë me kërcënimin e përbashkët në vend që përdorin sllogane fetare për të ndezur zemërimin dhe urrejtjen mes njerëzve. Besojmë që po, andaj ta bëjmë këtë për vendin dhe popullin tonë.
Thirrja për vrasje nuk mund të jetë thirrje e Zotit
Jo rrallëherë ndodhë që citatet Kur'anore të shkëputen nga konteksti dhe kjo ka bërë që grupe të caktuara të prodhojnë konfuzion në masën e gjerë. Përmes kësaj forme të nxjerrjes dhe interpretimit të citatit shumëherë ndodhë që gjykohen njerëzit si të dalur nga besimi e që në një variantë të këtillë lejojnë vrasjen apo mbytjen e tij. Ka raste dhe momente që citatin Kur'anor e ("Luftoni ata kudo që i gjeni ...", kaptina Bekare 191) e llogarisin si diqka që është vullnet i Zotit që njeriu të ketë mision vetëm vrasjen në këtë botë, mendim ky i çuditshëm dhe shtazarak.
I nderuar, mere citatin të plotë dhe mos shkëput vetëm ca shkronja për të errësuar opinionin. Për të kuptuar qartë citatin në fjalë të kaptinës Bekare nr. 191, domosdoshmërisht duhet të kthehemi në kaptinën e njëjtë në citatin nr. 190. Citati paraprak nr. 190 'Luftoni ... nuk thotë mbytni', por luftoni ata që vijnë drejt jush për t'ju luftuar dhe mbytur, pra vetëmbrohuni e mos sulmoni, mos bëni agresion ndaj askujt. Zoti nuk i do ata që bëjnë sulm, agresion, qofshin musliman apo jomusliman. Citati thotë: 'Zoti nuk i do ata që sulmojnë', kushdo qofshin ata dhe cilitdo besim t'i përkasin ata.
Pra citati vijues nr. 191 ka qëllim në kontekstin e tij paraprak, luftoni ata që ju luftojnë por ju mos sulmoni, mos bëni agresion dhe sulm ndaj askujt, përderisa nuk ju sulmojnë për t'ju vrarë, ... 'dëboni ata siq u dëbuan ata juve' ... pra kanë ardhur në vendin tënd dhe u ke siguruar mikëpritje, por ata të dëbuan, në momentin e parë dëboj ata nga shtëpia juaj sepse ishte e juaja kur ata ju dëbuan. Lexoje, analizoje dhe vështroje citatin 191-192 që ka synim vetëm vetëmbrojtjen e assesi sulmin dhe agresionin.
Mos e interpreto citatin në emër të xhihadit që bën thirrje për sulm, vrasje të secilit që nuk i përket besimit tënd. Assesi citatet Kur'anore nuk thërrasin që të shkohet për të mbytur njerëz në vendet e tyre në emër të kinse një xhihadi e që në realitet është interpretim i errët. Në asnjë variant mos u thirrë në citatin 191 të nxjerrur nga konteksti, por vështroje citatin paraprak nr. 190, sepse shkëputja dhe nxjerrja nga konteksti në citat, ka bërë që të krijohet opinioni se Islami thërret të vriten kushdo dhe secili që ka besim ndryshe, e që në realitet është e kundërta.
Ti mos e mendo të errëtën, por bashkoj dy citatet e mos ndajë mes tyre, sepse kështu je duke krijuar konfuzion dhe nxitje për dhunë. Ne nuk kemi asnjë argument historik që Muhamedi a.s. ka bërë ndonjë agresion ndaj ndonjë fisi apo besimi ndryshe. Ai u dëbua nga Mekkeja por kur u kthye në atdhe, nuk i bëri robër, nuk i përdhunoj grtaë e tyre dhe nuk cenoj pasurinë e tyre, përkundrazi ai solli sigurinë, paqen dhe bashkëjetesën me të gjithë. Besimtarët thirren që në asnjë mënyrë të mos hyjnë në shtëpitë e jomuslimanëve, nëse jomuslimani të thotë largohu nga shtëpia e tij, ti ke detyrë si musliman që pa asnjë debat dhe polemikë të kthehesh, në këtë mënyrë ke garantuar të drejtën e tij.
Besimtari mysliman është i obliguar të respektojë dhe çmojë familjen, autoritetin, besimin, pronën dhe sigurinë e kujdo qoftë e që jeton në pronën dhe atdheun e vet, edhe poqese jeton në një shoqëri me shumcë muslimane, jomuslimani ka drejtën e tij njësoj. Mendojmë që secili duhet t'i flasë arsyes dhe nuk ka asnjë arsye të shfryjë mllefin ndaj tjerëve duke përdorur Kur'anin. Përkundrazi, para vetes kemi citatin: 'Kushdo le të besoj e kushdo le të mos besoj' ... Mllefi, urrejtja, zilia dhe armiqësia që shpie në vrasje, nuk mund të jenë thirrje e Zotit e as mision i të Dërguarve të Tij.
Përgatiti: foltash