Hoxha që lufton vehabizmin në Vushtrri
Imami Bedri Halili nga Vushtrria për shumë kohë ka kundërshtuar rrymën vehabiste në xhaminë e tij. Për këto veprime ai është sulmuar fizikisht në vitin 2014.
Imami Halili ka treguar për Radion Evropa e Lirë se këta persona i merrnin fëmijët nga rruga dhe iu mbanin ligjërata në xhami me orë të tëra, duke tentuar t'ua mësonin fëmijëve një islam tjetër, më radikal, nga ai që praktikohet në Kosovë.
Mirëpo, pas raportimit të rastit në polici, imami ka treguar se tash këta persona kanë ndryshuar dhe se më nuk ka pasur probleme.
Hoxha i shkolluar në Siri, në vazhdimësi ka bërë thirrje për të mos shkuar në Siri e Irak për t'iu bashkuar grupeve ekstremiste.
Përgatiti: drenicapress