Ja si u përhap vehabizmi në Kosovë, zbuloni shumë të pa thëna deri me tani
Dua ta trajtoi këtë temë që nga vitet '90-ta në mënyr kronologjike duke treguar për secilën fazë të përhapjes së vehabizmit mënyrën dhe formën e secilës fazë, duke filluar në fazën e viteve '90-ta, pastaj faza e kohës së luftës në Kosovë, faza e parë pas luftës dhe faza e dytë pas luftës, secila nga këto ka nga një fytyrë te vehabizmit dhe vehabistëve, që nënkupton se vehabizmi dhe vehabistët janë me shumë fytyra, dhe janë si kameleoni që e ndrron ngjyren e lëkures dhe bëhet ashtu si është mjedisi në atë moment.
Faza e viteve 90 filloi me një apo dy persona, pastaj ngadal me disa nxënës të tyre, e këta nxënës pastaj për tu dërguar në studime në Arabin Saudite, duke shpërnda fletushka për jetën e kirminelit Muhamed bin Abdulehabit, flatushka kinse për mënyrën e faljes se namazit sipas traditës së Profetit Muhamed, filluan ngadal me kundërshtimet e disa gjërave të thjeshta, veprimeve ndryshe, sulmet ndaj mevludit, ndaj mënyrës së tespive deri te veprimet e dhunshme në shkatërrimin e varreve në oborre të xhamive, ashtu siq po vepron ISIS në ditët e sodit që nënkupton se pjesë të ISIS-it, ide të ISIS-it kemi pas këtu që në vitet e 90-ta, por qudia ishte se pas arrestimeve në atë kohë këta liroheshin shumë shpejt, në këtë kohë filluan ngadal me sulmet dhe linqimet e imamve që ishin me qindra vite në këto troje, duke bërë problem brenda xhamive.
Fazën e kohës së luftës dua ta filloi nga Tirana, pas bisedës me një profesor timin më tregoi se si në atë kohë ne Tiranë kishin arrit disa vehabist qe sot gjenden në Kosovë si thirrës vehabist dhe fytyra qe i njohin, që në atë kohë tregon profesori se në menyrë shumë arrogante kinse mundoheshin te ua mësonin se si duhet me qenë muslimani, kuptohet sipas vehabizmit te tyre, këta kishin ardhë në Tiranë nga Arabia Saudite kinse për të hyrë në Kosovë për të luftuar por ne tiranë shëtisin me xhipa dhe deri ne momentin kur u pajisen me Kamera dhe Fotoaparat atëherë u bënë gati për të hyrë në Kosovë, vazhdon profesori rrëfimin e një ushtari të UÇK-së dikun në drenic i cili kishte thënë se pasi ishin vendosur kinse ky grup i "muxhahedinve" filluan xhirimet e fotografit për xhihadin e tyre në kosovë, me armë dhe thika në dorë, pas shum xhirimeve e fotove, kamerat i leshuan dhe ikën na e lëshuan shpinën (gjatë bisedave kolegiale njëri me tha kur na ndjeku filan komandanti ikëm maleve nga frika, një javë kemi ngrën gjethe) sigurisht u kuptua se dikush përpiqej ta flliqte UÇK-në e ndershme kinse me "xhihadin" e disa vehabistëve, por syqelësia e komandantëve te UÇK-së bëri që të ndiqen e të mos e flliqin luftën tonë te ndershme shërbimet e ndryshme armike.
Shtrohet pytja pse ato incizime e fotografi, kujt do ia dërgonin, ndoshta për të dëshmuar se ishin në luftë si xhihadist, e pastaj edhe në Arabin Saudite të vozisin xhipa dhe qindra mijra dollarë në muaj bursa studimi për vete dhe familjet, ndoshta ato foto e incizime kanë sjellë shumë para, me mijra e miljona, ndoshta atëherë, ndoshta janë lënë për pas luftës.
Faza e parë pas luftës filloi me shpërndarjen e librave vehabiste me qindra e mijra libra (kam me dhjetra libra të tilla që i kam marrë edhe vet nga shoqatat e shumta në Kosovën e pas luftës), shikojini ato libra nuk kanë autor, nuk kanë përkthyes, nuk kanë recenzent,aty mund të shkruan përkthyen grup autorësh, kohën e fundit u kuptua se në Beograd qenka një shtëpi botuese për botimin e librave te tilla fetare vehabiste , të tilla libra sigurisht se futeshin përmes Novi Pazarit e vinin në Pejë, pastaj përmes veriut të mitrovicës dhe po ashtu prej beogradit në Maqedoni e pastaj në Kosovë, sigurisht disa janë fut legalisht përmes shoqatave e disa edhe ilegalisht, libra vinin edhe nga vendet arabe në Bosnje ose në Beograd e pastaj në Novi Pazar për të vazhduar në Pejë dhe në Kosovë.
Por ketu duhet të tregojmë se kjo metodë nuk bëri shumë punë, ngase shqiptarët nuk lexojn shumë, në këtë fazë disa thirrës vehabist punonin në shoqata të ndryshme me fonde te mëdha dhe nuk kishin nevojë te punonin në istitucionin fetar Islam (BIK) por ishin ata qe atakonin, sulmonin, linqonin këtë institucion dhe imamët që trasonin rrugën islame qindra vjeqare në Kosovë, në këtë fazë filluan me sulme të pa ndalshme dhe te pa moralëshme ndaj imamve hanefi me akuza se nuk dinë nuk janë në rrugën e Zotit për të ua larguar xhematin, madje për njërin nga hoxhallarët më eminent në Pejë dhe Kosovë thanë se të tillë mund të gjesh edhe në treg (ndërsa vitet e fundit tani me kanalet e tyre vehabiste po këtyre qe i sulmuan u bëjnë dokumentare, sa dyftyrësi që është ky vehabizmi), pasi u hargjuan me këto gjëra ne këtë fazë sigurisht se erdhi koha të ndryshojnë ngase shoqatat ikën se bashku me miljonat.
Në këtë fazë ndryshuan fytyrë pas ikjes se shoqatave, mbin vehabistet e njëjtë por me fytyrë tjetër mbin si kërpudhat pas shiut, u shfaqen ata vehabistët që tani kishin nevojë te punësohen në istitucionin e vetëm fetar islam (BIK) por problemi qëndronte se duhej të nënshkruanin kontrata, që ua obligonin te kryenin veprime fetare që sipas tyre janë të ndaluara dhe janë Bidat (risi në fe) dhe menjëherë zgjidhja erdhi nga Arabia Saudite, përmes satelitëve të tyre që i kishin atje, u pyet një hoxhë vehabist e qe ishte koka e tyre ne ate kohë se si të veprojnë në këtë situatë, qe për t'u punësuar duhej te kryenin veprime të ndaluara sipas tyre, dhe përgjigja ishte: praktikojini veprojini ato risi dhe gjëra te ndaluara (sipas fesë Vehabiste të ndaluara) deri sa të bëni njerëz përreth dhe të merrni fuqi (me një fjalë bëhuni dyftyrësh deri ne momentin kur as institucioni që iu punëson të mos mundet të ju bëjë asgjë) pastaj veproni sipas parimeve tona (vehabiste), dhe ndërruan fytyrë përmës kanaleve dhe kamerave te tyre dhe satelitve të tyre për tu dukur kinse tani ata janë që po e mbrojnë institucionin fetar islam (BIK) por as vet nuk e dinin prej kujt pe mbrojnë, as sot nuk munden ta krijojn atë armik prej të cilit pe mbrojnë, në këtë kohë nuk kishin njërëz qe u shkonin prapa sepse ishin të pa njohur dhe filluan me sulme e linqime te imamve hanefi dhe xhamive te tyre, se nuk pranohet namazi ne ato xhami dhe një pjesë filluan të frekuentojnë xhamit e tyre, ndërsa imamët henafi nuk iu kundërvyn sulmeve të pa moralëshme dhe aspak islame, ngase kishin moral islam imamët hanefi, por gabuan pse nuk iu kundërvyn dhe nuk ua treguan vendin dhe fytyrën e vërtetë të tyre dhe tani jemi ku jemi.
Pas kësaj faze sigurisht se erdhi koha për të ndryshuar por për te ndrruar fytyrë prap, e kuptuan se mënyra e shpërndarjes se librave nuk po eksplodon shumë, sigurisht shërbimet armike të Kosovës dhe shqipëtarve Serbo-Ruso-Greke analizuan situatën dhe erdhën në përfundim se cila është forma me bombastike, metoda e ardhëshme e kësaj faze ishte, secilit thirrës vehabist nga një kamerë dhe një incizues, nga një aparat fotografik dhe një fotograf , kanale në Yotube dhe kulmi e krejt këtyre Peace TV me financa te programeve nga një prej financuesve më të mëdhenjë të terorizmit Nebil El-Avedij që nënshtetesin ia kishte hjek shteti i kuvajtit për shkak të financimit të terorizmit, ndërsa ky lëvizte i lirë në Kosovë, incizonte ligjërata në prevallë e gjithandej Kosovës, kjo metodë bëri punë, incizime të pa numërta video dhe audio, si duket shërbimet armike kishin goditur këtë herë me mëyrën dhe formën e përhapjes së vehabizmit, dhe ne të njëjten kohë degradimin total te ligjërimit fetar islam, skandaleve te pa numërta ne ligjërim, dhe krijimin e shumë papagajve imitues dhe trasmetues te ligjëratave të thirrësve vehabist në Arabin Saudite përkrahës te Al-Kaides, ISIS, Al-Nusra etj etj e të cilët zakonisht nuk dinë ti shkruajnë e ti bëjnë bashk dy fjali.
Autor: Zuhdi HAJZERI