Vehabizmi dhe marrëveshjet e tyre me shtetet kolonialiste
"Pushteti britanik ishte në paqe, në marrëveshje dhe në bashkëpunim të përhershëm me vehabijtë". Në marrëveshje prashihej që Britania nuk do të përzihet në konfliktet e tyre fetare, kur derdhet gjaku musliman. Ata do t'i sulmojnë vetëm ata që do t'i atakojnë harkat dhe anijet e tyre që kanë ardhur ta robërojnë dhe plaçkitin botën islame. Anglia u ka premtuar liderëve të fiseve arabe pavarësi dhe sovranitet të plotë, nëse ata do të luftojnë kundër osmanlinjve. Britanikët ua theksuan vehabijve se ata nuk do të përzihen rreth luftës së tyre që e zhvillojnë kundër atyre që nuk pajtohen rreth çështjeve fetare dhe kërkuan vetëm që vehabijtë mos t'i sulmojnë barkat dhe anijet e tyre të ankoruara.
Përpos me Anglezët, Saudët kanë psur marrëveshje edhe me Francën kur Napoleoni i dërgoi misionarët e tij të vendosin bashkëpunitn dhe lidhje me Ibn Saudin dhe i ofroi atij aleancë kundër shtetit osman.
Britania dhe Franca lidhën Marrëveshjen e fshehtë Sykes-Picot, nëtë cilën parashihet ndarja e pjesës qendrore lindore të Perandorisë Osmane. Pra, edhe pse marrëveshje ka pasur edhe më herët, por pas kësaj marrëveshje u intensifikuan edhe më shumë.
Ibn Saudi i njoftoi Britanikët me proklamatën e vitit 1810 se u ka dhënë urdhër njerëzve të vet që mos t'i prekin barkat dhe anijet angleze. Ajo që doli nga kontrolli i pushtetit islam ishte e sinkronizuar dhe e koordinuar me kolonizatorin e forcave perëndimore: Britaninë apo Francën për të copëtuar shtetin islam.
Autor: Dr. Musli VËRBANI
_________________________
Shkëputur nga Artikulli: "Shekullarizmi Lacizmi dhe Vehabizmi".