Rasti i xhamisë Hatunxhukllar



Reagim i BIM

Bashkësia Islame si institucion i vetëm për organizimin dhe zhvillimin e jetës fetare në Republikën e Maqedonisë, ka për detyrë ruajtjen e pa kompromis të të drejtave të besimtarëve të saj. Kjo praktikë është kultivuar që në kohrat më të vështira, duke filluar nga ish sistemi komunist dhe ka vazhduar edhe në kohën e pluralizmit e deri më sot. BIM është institucion dhe si i tillë është i paraparë edhe në kushtetutën e shtetit dhe ka për detyrë që ta organizojë jetën fetare në vend. Besimtarët e sinqertë dhe të mirëfilltë e dinë mirë se si i ka mbrojtur BIM interesat e besimtarëve duke e mbështetur punën e vet në Kur'anin Famëlartë, në Sunet, Kushtetutë, dhe Ligjin mbi Bashkësitë Fetare në RM.

BIM është institucion autonom në veprimet e veta dhe predikon Islamin burimor, të brezit të parë. BIM në Republikën e Maqedonisë, gjithmonë e ka dëshmuar se ka qenë e barabartë për edukimin dhe arsimimin fetar të të gjitha strukturave të xhematit, pa marë parasysh përkatësinë kombëtare të besimtarëve. BIM gjithashtu demanton fuqishëm pohimin se nuk ka asnjë xhami boshnjake në Shkup. Realisht, në vendet ku struktura e xhematit është boshnjake, ligjeratat mbahen ekskluzivisht në gjuhën e tyre, si në Lubin, Lubosh, Konjare, etj..

Vlen të theksohet se edhe komuniteti rom, në bashkëpunim me BIM ngritën dy xhami dhe mirëmbajnë një Teqe, ku ligjeratat mbahen ekskluzivisht në gjuhën rome. E njejta ndodh edhe me të gjitha strukturat e tjera të xhematit me përkatësi tjetër etnike. Kur janë në pyetje pjesa e xhematit boshnjak vlen të theksohet se para viteve të tetëdhjeta, në mungesë të hoxhallarëve boshnjakë, BIM ka organizuar vaze dhe nasihate në gjuhën boshnjake, ku ligjerues në atë kohë (1977) kanë qenë Reis ul Ulema aktual H. Sulejman ef. Rexhepi, në atë kohë si Imam dhe vais në xhaminë Jahja Pashë - Shkup, më pas ka qenë Hafiz Alim Osmani, një ndër mudërizët e njohur të asaj kohe dhe Mulla Adnan Emini, të cilët edhe përkundër përpjekjeve të tyre të palodhshme për të formuar strukturë të xhematit bosnhnjak, për shkak të mos interesimit të vetë boshnjakëve janë detyruar që ti ndërpresin aktivitetet në gjuhën boshnjake.

Krahas të gjithave përpjekjeve që janë bërë nga vetë hoxhallarët shqiptarë për ti avancuar boshnjakët, të njejtin dështim e ka pasur edhe Jusuf Çolloviç me shkollë të mesme islame - medreze. BIM duke pasur shpresë se i njejti do të ndikon sa më tepër në tërheqjen e boshnjakëve, e autorizoi atë, por edhe ai u bind shpejt se boshnjakët në qytetin e Shkupit nuk kanë treguar interes për tu kyçur në jetën fetare.

Rasti i Xhamisë Hatunxhikllar është një spekulim i pastër. "Dikush thiret në atë se në qytetin e Shkupit nuk ka asnjë xhami në të cilën ligjerohet në gjuhën boshnjake dhe si rezulltat i kësaj duan ta imponojnë Xhevat Hotin si Imam dhe Vajs në këtë xhami". Ky emër është i njohur mirë për BIM dhe për opinionin publik që nga viti 2003. "Atëbotë, në emër të një lëvizjeje radikale, e njohur në rajon si Vehabizëm, nën kërcënimin e armëve e detyruan Reis ul Ulemanë e atëhershëm Arif Eminin, të nënshkruan disa vendime pune, ndër të cilat edhe vendimin e Xhevat Hotit për të qenë imam i xhamisë Hatunxhiklar", edhe pse në atë kohë (2003) kjo xhami ishte gërmadhë dhe jofunksionale.

Rasti i fundit, me pengimin e veprimtarisë së Imamit të caktuar nga Bashkësia Islame dhe imponimin e Xhevat Hotit si imam të kësaj xhamie, nuk është i rastësishëm. Në një vend ku struktura e xhematit është e banuar nga shqiptarë muslimanë 99.9 përqind dhe të cilët kanë hedhur nënshkrime, me çrast kanë marë përsipër shlyerjen e pagesave mujore të imamit dhe kontributet, të tentohet të vendoset një imam i cili do të drejtohet në një gjuhë joamtare të xhematit, tregon qartë për qëllimin e prapshtë, për përçarjen e besimtarëve.

Me këtë rast, qartë del në pah strategjia e vjetër e lëvizjes në fjalë me epiqendër në Sanxhak. Besimtarët e atjeshëm përballen me dhunë, plagosje, vrasje, luftë mediale dhe e gjithë kjo rezulton me devalvimin dhe përçmimin e fesë islame në rajon, ndërsa botërisht dihet se lojtarët kryesorë të gjitha këtyre ngjarjeve janë anëtarë të shërbimit sekret serb.

Ky veprim është në kundërshtim me Kur'anin Famëlartë, Synetin e Pejgamberit a.s. dhe traditën e veprimit të gjeneratës së parë të Islamit (Selef Essalih) dhe ka për qëllim që ti përçajë besimtarët muslimanë duke futur urrejtje mes tyre, për përfitime politike. Këtë e argumentojmë me faktin se më herët, Reis ul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi i ka propozuar vetë Rafet Muminoviçit që të organizon strukturë xhemati për rindërtimin e xhamisë në fjalë, mirëpo fatkeqësisht ky propozim hasi në vesh të shurdhër.

Si Bashkësi Islame jemi tepër të indinjuar nga fakti që këta individë kanë edhe përkrahjen nga strukturat politike të komunës së Çairit, ndoshta për përfitime politike, por habitemi se si gjithnjë kjo ndodhë vetem me këtë komunë dhe jo edhe në komuna të tjera. BIM konsideron krejtësisht të paarsyeshme faktin që një strukturë politike komunale të qëndrojë pas një lëvizje të identifikuar si e prapshtë, anti, anti ...

Pas gjithë kësaj, Bashkësia Islame në Republikën e Maqedonisë, bën apel tek të gjitha subjektet që të mos përzihen dhe të mos e atakojnë autonominë e këtij institucioni. Në të kundërtën, BIM pa kompromis do të kërkon sanksionimin e të gjithë atyre që pa të drejtë do të involvohen në punët e brendshme të saja, që të tillët të sanksionohen dhe atë në bazë të normave pozitive ligjore dhe kushtetuese në RM, si dhe për të gjitha këto veprime, do ti njoftojë të gjitha faktorët me relevancë të akredituara në Maqedoni.



Kabineti i Reis ul Ulemasë

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...