Si mund ta shohim Token nga Hena?!
Si mund ta shohim Token nga Hena?! Ashtu sikurse e shohim Henen e shohim edhe Token.
Me ka qelluar disa here te pyes njerez te lexueshem, si do mund ta shihnim Token nese do ishim ne Hene?!
Pergjigjja ka qene: duhet te shikojme poshte.
I thoja: nese shikon poshte nuk mund ta shohesh Token sepse poshte kembeve e ke Henen.
Nje here njeri me tha: e zgjas koken dhe shikoj poshte per ta pare Token.
I thash: po duhet te shkosh ne "cep" te Henes qe ta zgjasesh koken sepse Hena eshte goxha e madhe. Madje ka rrezik se mund te "biesh dhe te rrezohesh" nga Hena. Duhet te te mbaj dikush qe te mos biesh nga Hena!
Keto fjale ne forme shakaje i them qe te kuptoj i pyeturi se nuk eshte ashtu.
Ose disa thone vallahi nuk e dime si mund ta shohim Token. Mbesin te cuditur. Nuk kemi menduar asnjehere per kete dhe as qe kemi pyetur kend, apo te na kete pyetur kush!
Pergjigjja eshte:
Nese jemi ne Hene per ta pare Token duhet te ngrisim koken dhe shikim lart. Njashtu sikurse e shohim Henen nga Toka e shohim edhe Token nga Hena! Kjo tregon se nocioni lart dhe poshte eshte relativ. Per neve qe jemi ne Toke Hena qendron lart dhe siper neve. Edhe per ata qe jane ne Hene, Toka qendron lart dhe siper tyre.
Prandaj kur neve i ngrisim duart nga qielli gjate lutjeve/duave tone kete e bejme sepse qielli eshte kibleja e duave tona jo se Zoti eshte lart apo se ka vend ne qiell. Kur falemi fytyrat tona i drejtojme nga shtepia e shenjte e Zotit, Qabeja jo se Zoti ka shtepi apo se eshte ne Qabe!
Jo, jo!
Zoti nuk i nenshtrohet dimensionit kohe, vend e hapesire. As nocionit lart e poshte. Kjo sepse Zoti eshte realitet Absolut. Dimensioneve te siper permenduara i nenshtrohen realitetet relative. Cdo gje vec Zotit, pra vec Allahut eshte realitet relativ dhe i krijuar qe i nenshtrohet dimensioneve dhe nocioneve kohe, vend dhe hapesire.
Shkurt e shqip, cdo gje ka fillim dhe mbarim. Pervec Zotit qe eshte i pafillim dhe i pambarim.
Selam.
Autor: Dr. Ajni SINANI