Kush vërtetë ka gabuar???!!!
Shejh Salih el-Feuzan në librin e tij: "El Irshad ila sahihil litikad ue raddu ala ehli shirki ue ilhad", thotë: Citoj përkthyesin: "Ai që i ndan bidatet në të mira dhe të këqija është gabimtar dhe kundërshtues i fjalës së Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem":
1. Imam Neveviju Allahu e mëshiroftë, në librin e tij "tehdhibul esma vel-lugat" 3/22 mes tjerash thotë: "Bidati ndahet në: bidat të mirë dhe të keq", (ka gabuar dhe ka kundërshtu fjalën e Pejgamberit a.s.)!!!
2. Ebu Muhamed Abdulaziz Ibn Abduselam (allahu e mëshiroftë), në fund të librit të tij "el kavaidu" thotë: "Bidati ndahet në: vaxhib, haram, mendua, mekruh dhe mubah", (ka gabuar dhe ka kundërshtu fjalën e Pejgamberit a.s.)!!!
3. Shejhi Ibni Abidin el Hanefij në Hashijen e tij 1/376 thotë: "Bidati mund të jatë vaxhib, sunet, mendua, Mekruh dhe Mubah", (ka gabuar dhe ka kundërshtu fjalën e Pejgamberit a.s.)!!!
4. Shejh Bedrudin el Ajnij el Hanefij, në shpjegimin e sahihit të Buhariut 11/126 thotë: "Bidati mund të jetë: i mirë dhe i keqë", (ka gabuar dhe ka kundërshtu fjalën e Pejgamberit a.s.)!!!
5. Shejh Muhamed Ez-Zerkani el Malikij, në shpjegimin e Muvatait 1/238 thotë: "Bidati ndahet në pesë lloje-pjesë", (ka gabuar dhe ka kundërshtu fjalën e Pejgamberit a.s.)!!!
6. Shejh Ahmed Ibn Jahja El Venshirisi el malikij, në veprën "el mi'jaru" 1/357-58 thotë: "Bidati ndahet në pesë lloje", (ka gabuar dhe ka kundërshtu fjalën e Pejgamberit a.s.)!!!
7. Imam Shafiju Allahu qoftë i kënaqur me të ka thënë: Bidati është dy lloj: "bidat i lavdruar dhe bidat i urryer". Këtë e vërteton dhe e përmbanë Imam Bejhekiju, Ibni haxher Askalani, hafidh Ebu neimi etj. etj., (ka gabuar dhe ka kundërshtu fjalën e Pejgamberit a.s.)!!!
8. Izu Ibn Abduselm në veprën "kavaidul ahkam" 2/172-174 thotë: "Bidati ndahet në: Bidat vaxhib, Haram, mendua, mekruh dhe Mubah", (ka gabuar dhe ka kundërshtu fjalën e Pejgamberit a.s.)!!!
9. Imam Neveviju në shpjegimin e sahihit të Muslimit 6/154 thotë: "Dijetarët bidatin e kanë ndarë në pesë lloje: Bidat vaxhib, Mendub, haram, Mekruh dhe Mubah", (ka gabuar dhe ka kundërshtu fjalën e Pejgamberit a.s.)!!!
10. Ibni Haxher Askalani thotë: "Ka bidate që janë të mira dhe të kundërta (të këqija)", (ka gabuar dhe ka kundërshtu fjalën e Pejgamberit a.s.)!!!
11. Shejh Shemsudin Muhamed Ibni Ebul Fet'h el Ba'lij el hanbelij thotë: "Bidat udhëzues dhe bidat humbës-dalaleti", (ka gabuar dhe ka kundërshtu fjalën e Pejgamberit a.s.)!!!
Andaj të nderuar lexues, a ua merr mendja se të gjithë këto dijetarë dhe me qindra e mija tjerë, kanë gabuar dhe kanë kundërshtuar fjaën e Pejgamberit a.s.???!!!
Vlerësoni ju, unë e kam të qartë këtë çështje si kristal.
Autor: J. ZIMERI
Komentim
Ky hadith konsiderohet "El-Amm El-Khass" - I përgjithshëm specifik.
Dhe El-Kul (të gjitha) në gjuhën arabe është në kuptimin El-Ba'd (një pjese) dhe El-Ba'd është me shumë se gjysma.
Paralelisht për të kuptuar këtë është hadithi: "Kul'lu ajnin zanijeh" - "Të gjitha apo çdo sy është kurvar".
Nëse këtë hadith do ta marrim sikurse hadithi për bidatin në mënyrë kategorike, atëherë të gjithë sytë e pejgambereve, evlijave etj., do të përfshiheshin në këtë hadith, por Jo!
Megjithatë, ... ajo që shpjegon se jo të gjitha Bidatet janë në humbje, por pjesa më e madhe është hadithi që e ndan bidatin në të mirë dhe në të keq: "Kush bën në Islam një Sunnet të mirë ... dhe kush bën në Islam një Sunnet të keq", (hadithi i njohur).
Sunneti këtu është Bidati dhe s'mund të jetë Sunneti i Pejgamberit s.a.v.s., sepse Sunneti i Pejgamberit është gjithmonë i mirë dhe nuk ndahet në të mirë në disa raste, e në të keq në disa të tjera.
Po, në Kur'an thuhet: "Çka ju ka urdheruar i derguari bëjeni dhe çka ju ka ndaluar mos e bëni".
Pra nuk thotë: "atë që nuk e ka bërë Pejgamberi mos e bëni", "por atë që ua ka ndaluar". Dhe çështjet që Pejgamberi nuk i ka bërë njihen si në Fik'h ashtu edhe në Usul Fik'h si "Mesail Et-Terk", pra që për një arsye ose tjetrën, apo për një rrethanë apo tjetrën, kohore, lokale dhe sociale, nuk ka referim nga Pejgamberi që ai ta ketë bërë apo ta ketë ndaluar X veprim.
E gjithë meseleja e Bidatit e trajtuar jashtë prizmit apo këndvështrimit Usulist, s'është asgjë tjetër perpos Demagogji dhe Populizëm.
Ndërkohë si parim gjërat që s'bien në kundërshti me Sheriatin lejohen.
Komentoi: A. ÇULI