Mesele nga Imami ibn Tejmije mbi Istigathen 2
Në Librin "El-Kelimu Et-Tajib", nga ibn Tejmije, i cili vdiq në vitin 728 hixhrij, libri u botua nga: "Dar El-Kutub El-Ilmije - Bejrut Liban", në vitin 1417 hixhrij, në faqen 123 shkruan, si vijon:
- عن الهيثم بن حنش قال : كنا عند عبد الله بن عمر رضي الله عنهما فخدرت رجله فقال له رجل : اذكر أحب الناس إليك فقال : يا محمد فكأنما نشط من عقال -
"El-Hejthem bin Hanesh tregoi: Ishim te Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta), dhe i është paralizuar-mpirë (hader-narkolepsi) këmba e tij, dhe atij njëri nga njerëzit i tha: 'përmende (kujtoje) dikë më të dashur për ty nga njerëzit' dhe ai tha: 'Ja Muhammed - O Muhammed', dhe atij i largohet (i kalon) dhimbja që kishte (në këmbë)".
_________________________