Festat në Islam: Model i Njerëzimit dhe Tolerancës



Shpirti i njeriut ka nevojë dhe duhet të argëtohet kohë pas kohe, për këtë arsye Islami ka paraparë festat e dy bajrameve për myslimanët. Festat në Islam janë të lidhura me detyrat e myslimanit në përputhje me urdhrat e Allahut të Plotfuqishëm. Ashtu si Zoti ka obliguar agjërimin e ramazanit po ashtu i ka udhëzuar myslimanët që pas ramazanit ta festojnë Filtër Bajramin që të gëzohen zemrat dhe të relaksohen shpirtrat, madje dijetarët kanë thënë që shfaqja e gëzimeve dhe festimit është nga rregullat e asaj dite, Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: "Të kuptojnë jehudët se në fenë tonë ka gëzime, dhe se unë jam dërguar me fe të pastër".

Muslimanët të cilët festojnë Eid al-Fitr pas muajit të agjërimit dhe adhurimit, në të cilin myslimanët janë mësuar të vizitojnë të tjerët dhe solidarizohen me ata që kanë nevojë, po ashtu trajnohen për durim dhe moral të mirë, ndërsa radikalistët festimine dy bajrameve e shohin si largim nga shpirti i islamit, Islami, i cili është në përputhje me instinktin njerëzor. Shpirti njerëzor nuk është një disiplinë e imponuar ndaj njerëzve që të angazhohen në ekstremizëm.

Ndërsa manifestimet e ekstremizmit dhe terrorizmit dalin nga torturimi i shpirtit, gjakmarrja, kaosi, tmerri, vrasja e të pafajshmëve dhe publikimi i imazheve të vrasjeve dhe djegieve, ka shumë manifestime të kremtimit midis myslimanëve në mes të kryerjes së lutjeve të Bajramit dhe vizitave, shkëmbimit të urimeve dhe daljes në vende publike, duke ecur dhe duke lozur me fëmijët dhe duke ndarë gëzimin me miqtë dhe familjen. Përsa i përket zekatit, i cili përfaqëson një lloj solidariteti dhe bashkëpunimi, edhe midis të varfërve, ashtu sikur çdo person i varfër po kërkon dikën më të varfër, në skena të mrekullueshme njerëzore, pasqyron reflektimin e imazhit të vërtetë të Islamit dhe pa dyshim se ndryshe nga kjo ballafaqohemi me imazhin e rremë të islamit të ngritur nga ekstremistët dhe terroristët.

Aspekti tjetër i festimit të Bajramit është se kjo festë është e lidhur edhe me myslimanët që jetojnë në vende me shumicë jo myslimane, si Shtetet e Bashkuara, Kanada, Evropë dhe Amerikë Latine, në frymën e integrimit dhe bashkëjetesës që këta myslimanë përfaqësojnë brenda vendeve në të cilat ata jetojnë.

Myslimanët në këto vende kanë festuar dhe festojnë Bajramin, dhe bashkohen me fqinjë të tjerë, përfaqësues të disa partive dhe anëtarë të komunave në të cilat ata jetojnë. Xhamitë u hapën për pjesëmarrje në mëngjes në mënyrë masive dhe në mbrëmje kulturore gjatë muajit të Ramazanit.

Në këtë kontekst, mediat u përqëndrohen në kremtimin e Bajramit, dhe raportojnë për ngjarjet që ndodhin në pjesë të ndryshme të Spanjës (dhe vendeve të tjera), duke theksuar manifestimet e bashkëjetesës dhe integrimit. Mediat tregojnë se myslimanët festojnë Bajramin në të gjitha vendet. Organizatat dhe institucionet fetare shprehin falënderime për respektin ndaj myslimanëve dhe respektimi i ritualeve të tyre në agjërim, dhe duke ofruar nga objektet e Spanjës për myslimanët.

Gazetat gjithashtu paraqesin festimin e festës së myslimanëve edhe në Ishujt Kanarie të Spanjës, dhe raportojnë se kryebashkiaku i rajonit merr pjesë në festimin e festës dhe merr pjesë në angazhime me ta.

Sa i përket integrimit të myslimanëve në Kolumbi, shumë myslimanë u mblidhen në qendrat islame në ditën e parë të Bajramit, dhe pas lutjes së Bajramit, përgatisin një mëngjes komunal për të gjithë adhuruesit dhe të tjerët që marrin pjesë në këto qendra, për të dëshmuar lutjen e Bajramit dhe për të ndarë gëzimin me vëllezërit e tyre myslimanë në festimet e tyre.

Ka shumë aspekte të ritualeve myslimane që reflektojnë imazhe të qarta të tolerancës ndaj Islamit dhe integrimin e myslimanëve me të tjerët, larg asaj që disa përpiqen ta lidhin Islamin me ngurtësinë dhe arrogancën e akuzës së terrorizmit, për shkak të veprimeve të disa prej bashkëpunëtorëve dhe pjesëtarëve, duke injoruar imazhet e bashkëjetesës dhe paqes të përfaqësuara nga myslimanët në mbarë botën.

Observatori al-Az'har beson se këto imazhe të ceremonive dhe ceremonive tjera fetare kontribuojnë ndjeshëm në ndryshimin e stereotipit të myslimanëve në realitetin perëndimor dhe shpresojnë të pasqyrojnë një pamje të urbanizimit dhe përparimit brenda shoqërive myslimane dhe më gjerë.



Përgatiti: Observatori AL-AZ'HAR
Përktheu: Zuhdi HAJZERI

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...