Vështrim rreth kijasit dhe mbylljes së ixhtihadit



Qëndrueshmëria e Kijasit

Nuk është e udhës vetëm nëse dikush dyshon në këtë e thotë: Kijasi në shkencën e fikhut është i panevojshëm, pasi që me këtë bën një konstatim të gabuar. Vendimi i muxhtehidit në këtë çështje është paragjykim e jo bindje, kurse Kur'ani Famëlartë në një ajet është kritik ndaj atyre që ndjekin paragjykimet: "Ata nuk ndjekin tjetër vetëm paragjykime e paragjykimi nuk është asgjë ndaj së vërtetës", (Nexhm-28).


Përgjigje ndaj këtij dyshimi

Nëse çështja vërtetohet me argumente të sigurta të sheriatit se Ixhtihadi dhe Kijasi janë të lejuar bile edhe të domosdoshëm në rast nevoje, e për këtë nuk mund të vendos dikush që është i paaftë: "Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri", (Isra, 36).

Këtë e konstatojnë "Ma leke bihi ilmun" ata që kanë njohuri, për shkak se dituria e përgjithshme përfshinë argumente bindëse të bazuara në sheriat që vërtetojnë se Kijasi merret si argument në sheriat, domethënë është një prej burimeve të sheriatit. Nëse "el-ilmu" dituria e përgjithshme nuk e përfshinë Kijasin, kjo do të çonte në ndjekje të asaj "Ma lejse leke bihi ilmun - qasje ndaj asaj për të cilën nuk ke njohuri", e nëse këtu përfshihet edhe Kijasi, kjo do të ishte ndjekje e asaj "Ma leke bihi ilmun - për të cilën ke njohuri".

Kur është fjala te ndjekja e paragjykimeve, për të cilën jep kritikë edhe Kur'ani kerimi, në këtë rast nuk synohet në terminologjinë e fikhut, pasi që "Dhanni" - paragjykimi, në terminologjinë Kur'anore është i përgjithshëm për çdo të pavërtetë përfundimtare, kurse argumenti që i kundërvihet kësaj çështje është i vërtetë, kuptim me të cilin vjen fjala dhann në ajetin "In nedhunnu il-la dhanna" - "ne me dyshim e shihnim ringjalljen", (el-xhathije 32), mendonin se ringjallja nuk do të ndodh, në vend që të mendojnë të vërtetën, ose të mendojnë se në realitet e vërteta është e kundërta e asaj që ata mendojnë.

Kur'ani është shprehur në këtë rast me fjalën "Dhann", që në terminologjinë kuranore është gjithëpërfshirëse, përfshin çështje të pavërteta dhe çështje të tjera.
Në këtë rast kuptimi i ajetit kuranor të cekur në fillim do të jetë: "nëse e ndjekim vetëm atë që kundërshton argumentin e prerë të sheriatit", e gjithçka që është në kundërshtim me argumentin e prerë nuk i ndihmon aspak të vërtetës, por ajo është përfundimisht e pavërtetë.


Mbyllja e ixhtihadit

Ata të cilët nuk ndjekin asnjërin nga medhhebet, e që në të vërtetë duhet ndjekur, thonë: "mos vallë hanefitëve u ka zbritur shpallja për ndërprerje të ixhtihadit, që thonë se duhet ndjekur një medhheb e nuk ke të drejtë të bësh ixhtihad".

U themi që ndodh kështu pasi që është rregull natyrore që gjërat të ndodhin në vendin e vet dhe atëherë kur paraqitet nevoja, p.sh.: rënia e shiut zakonisht ndodh në sezonin kur ka nevojë për shi. Po ashtu edhe erërat frynë zakonisht në sezonin e tyre dhe atëherë kur ka nevojë për të. Vendet të cilat janë të njohura me klimë më të ftohtë, si zakonisht gjallesat e tyre janë të krijuara me qime më të gjata në trupin e tyre. Për këtë çështje ka shembuj të shumtë.

E njëjta gjë ndodhi edhe kur u paraqit nevoja për përpilimin e haditheve. U gjendën shumë dijetarë mbamendja e të cilëve ishte shumë e fuqishme, që në ditët tona nuk mundë të gjenden. Po ashtu ndodh edhe me muhadithët, nuk mundë të gjendet njeri sot që do tua kalonte dy imamëve të mëdhenj Buhariut dhe Muslimit në mësimin e haditheve përmendësh bashkë me zinxhirin e transmetuesve. Po kështu ndodhi edhe atëherë kur u paraqit nevoja për nxjerrjen dhe vërtetimin e disa çështjeve fetare, kishte njerëz të cilët i pat begatuar All-llahu xh.sh. me forcën e Ixhtihadit. Prandaj, pasi që është bërë kompletimi i rregullave fetare, edhe usuli fikhu dhe ligjet e tij (kavaid) janë të përgatitura (të gatshme), nuk ka nevojë për Ixhtihad.

Padyshim se dyert e Ixhtihadit nuk janë të mbyllura për dijetarë të cilët kanë merita dhe e lyp nevoja të bëhet Ixhtihad për ndonjë çështje. Andaj dhe dijetarët ende vazhdojnë të nxjerrin çështje të reja në shkencën e usulit të cilat janë të nxjerra nga muxhtehidët e mëdhenj në të kaluarën.



Autor: Imam Hakimul Umme Eshraf Ali Thanevi
Përktheu: Emin Odai

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...