Kuptimi i mevludit



Falenderimi dhe adhurimi i takojne vetem All-llahut xh.sh., Krijuesit te gjithesise, i Cili i dergoi njerezimit ne periudha te ndryshme pejgambere qe treguan rrugen e shpetimit per kete dhe per jeten tjeter.

Muhammedi a.s. ishte, eshte dhe do te jete shembulli me i bukur, modeli me i persosur, i derguari i fundit i Thirrjes Hyjnore per mbare njerezimin.

Muslimanet qe e pranuan fene Islame, nga dashuria per Pejgamberin a.s. filluan te shfaqnin ndjenjat e tyre nderuese, lartesonin emrin e tij, i luteshin Zotit per te. Ditelindja e Muhammedit a.s. eshte nje ngjarje e shenuar qe festohet me gezim e kenaqesi te veqante nga te gjithe besimtaret muslimane. Perkujtimi i ketij pevjetori gjate shekujve ka qene burim frymezimi per studime, krijimtari e botime te ndryshme fetare, letrare, historike, shkencore, kulturore e pedagogjike qe kane sherbyer e sherbejne per edukim te gjithanshem shpirteror e njerezor. Per kete arsye linden veprat e para per jeten dhe vepren, per njohjen e personalitetit dhe per realizimin e misionit te tij.

Nder gjinite me kryesore te shkrimeve e botimeve qe kishin te benin me kete, mund te permenden Siret (veprat qe tregojne per historine e Pejgamberit a.s.), Historite Islame, Kisasul-enbija, (rrefimet kur'anore per historine e te gjithe pejgambereve a.s.) dhe mevludet.

Veprat, te cilat e lavderojne dhe i theksojne cilesite e Muhammedit a.s. filluan te shkruhen qe kur ai ishte akoma gjalle. Ne letersine islame-arabe si autore te pare te veprave te ketilla mund te permendim: Hasan bin Thabitin (vdiq me 647), Ka'b bin Zubejrin (v. 645) dhe Abdullah bin Revahan.

Siret (historite), Shemaili-sherifet (veprat qe pershkruajne dukjen dhe formen e jashtme te trupit te Muhammedit a.s.) dhe Megazet (veprat te cilat pershkruajne betejat dhe trimerite e lufterave qe i ka zhvilluar Muhammedi a.s.) te shkruara ne forme te poezise e te prozes, ne te njejten kohe kane qene edhe si burim per Mevludet.

Doc. Dr. Hasan Aksoy, studiues dhe ligjerues ne Fakultetin Ilahijat ne Stamboll, ne nje studim permbledhes te tij per mevludet ka nxjerre kete definicion per kuptimin e fjales "mevlud": "Fjala mevlud ne fillim perdorej si emer vendi dhe kohe per lindjen, por me kalimin e kohes ajo mori kuptim terminologjik, ne te cilin nenkuptohet vendi dhe koha e lindjes se Muhammedit a.s., mbasi ardhja e Muhammedit a.s. ne kete bote ishte gezim, shpetim dhe sihariq per njerezimin, lindja e tij u konsiderua si feste dhe me kalimin e kohes kjo fjale filloi te perdoret ne kete kuptim. Ne letersi termi Mevlud perdoret per pershkrimin e lindjes, jetes, mrekullive dhe vdekjes se Muhammedit a.s. Ne pergjithesi ato jane levdata te shkruara ne vargje".

Ne shtypin islam shqiptar jane botuar mjaft shkrime per mevludet qe plotesojne edhe me teper kuptimin leksikor te kesaj fjale. Ne nje artikull te Rifat Copes me teme: "Nga historia e mevludit", eshte shenuar ky perdeftim i ketij termi: "Mevludi eshte ode", me elemente te poemes qe i kushtohet jetes se Pejgamberit a.s., duke filluar qe nga lindja e deri ne vdekje. Eshte bere tradite te quhet: "mevlud ose mevlid", qe ne letersine islame do te thote: "ditelindja e Muhammedit a.s., ode ose poeme per personalitetin e Pejgamberit a.s. Mevludi, pra, eshte nje krijim poetik".

Trajtimi i plote domethenes i fjales mevlud na lejon te orientohemi drejt ne kuptimin e permbajtjes e te vlerave te shumta qe i ka mevludi e qe jane si ne vijim:

- per te nderuar personalitetin e Muhammedit a.s.,
- per te ngritur horizontin tone fetar e kulturor islam,
- per te mesuar vlerat fetare, letrare, gjuhesore, historike, kulturore, gjuhesore, etnografike dhe atdhetare te permbajtjes, te formes e te ceremonialit te tyre,
- per te forcuar frymen e bashkimit, te mirekuptimit, te bashkepunimit e te tolerances mes njerezve ne pergjithesi si krijesa te Zotit.



Autor: Sabri Selmani

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...