Të kapurit pas All-llahut xh.sh. dhe të dërguarit të Tij a.s.



Falenderimi i takon All-llahut xh.sh. krijuesit të gjithësisë, salatu ve selami (paqja dhe mëshira e Tij) qofshin mbi të dërguarin e Tij profetin Muhammed Mustafa s.a.v.s familjen e tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyrë që e pasojnë deri në ditë te gjykimit.

All-llahu i madhëruar në Kur'anin famë lartë thotë: "E kush do që i bindet All-llahut xh.sh. dhe të dërguarit, të tillët do të jenë sëbashku me ata që All-llahu xh.sh. i shpërbleu me dhunti: me pejgamberët, besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mirë janë ata", (Nisa/69).

Pejgamberi a.s. thotë: "Kush më dërgon 10 salavate në mëngjes dhe ne darkë All-llahu xh.sh. do ta ruaj atë nga tmerri i ditës së gjykimit. All-llahu xjh.sh. do ta vendosi atë në xhennet me ata që i ka shpërblyer me të mira, me pejgamberët dhe besnikët", (Zubbetul Vaizin).

Në ajetin e sipër përmendur për ata që kujtojnë dhe i binden All-llahut xh.sh. dhe të dërguarit të Tij theksohet se këta njerëz në xhennet do të jenë bashkë me këto katër kategori njerëzish.

1. - Pejgamberët: Me këtë emër All-llahu xh.sh. don të theksojë njerëzit të cilëve u ka dhëne të mira pa fund. Në ajet përmendet fjala "rasul" në njëjës që do të thotë pejgamber ku me këtë fjalë All-llahu xh.sh. përmend vetëm pejgamberin a.s. kjo do të thotë se kushtetuta që na solli pejgamberi a.s. nga All-llahu xh.sh. i përfishinë të gjithë kushtetutat e para ardhura nga pejgamberët e tjerë prandaj këta njerëz që do të binden do të shpërblehen në këte mënyrë. Kjo kushtetutë që solli Ai është aq e mbrojtur sa që me kalimin e kaq shekujve nuk ka ndryshuar qofte dhe nje presje.

2. - Besnikët: Këtu në këtë ajet fjala "siddik" i sinqert (besnik) nënkupton ata ndjekës të profetëve, të cilët ishin më të parët që u besuan atyre. Kjo ështe grada më e lartë që mund të arrijë një besimtarë. Këta përmenden për sinqeritetin e tyre dhe për punën e tyre që e kanë kaluar jetën e tyre vetëm duke iu bindur urdhërave të All-llahut xh.sh. dhe të dërguarit të Tij. Këta janë ata njerëz të cilët All-llahu xh.sh. i vendosi në një vend me Pejgamberët e Tij. 3 - Dëshmorët: Janë ata të cilët kanë shitur trupin e tyre në rrugë të All-llahut xh.sh.. All-llahu xh.sh. këta njerëz i ka bëre të pa vdekshëm. Në lidhje me pa vdekshmërinë e tyre All-llahu xh.sh.. në Kuran thotë: "Dhe mos thoni për ata që vriten në rrugën e All-llahut xh.sh.. se janë të vdekur! Jo! Ata janë të gjallë, ndonëse ju nuk e ndjeni!", (Bekara/154).

"Kurrsesi mos i quani të vdekur ata që janë vrarë në rrugën e All-llahut. Jo, janë të gjallë, duke u ushqyer te Zoti i tyre", (Al-Imran/169). Këta njerëz i vendos në nje vend me pejgamberët sepse flijuan veten për rrugën e vërtetë.

4 - Të mirët: Këta janë ata njerëz të cilët ulin kokën dhe zbatojnë urdhërat e All-llahut xh.sh. dhe garojnë me njeri tjatrin për në punë të mira. Në lidhje me këta All-llahu xh.sh. në Kur'an thotë: "Cilindo mashkull apo femër që kryen vepra të mira, duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmë që të kalojë një jetë të bukur dhe do ta shpërblejmë sipas veprave më të mira që ka bërë", (Nahl/97).

"I tërë pushteti atë ditë i përket All-llahut. Ai do ti gjykojë të gjithë: ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira, do të gjenden në xhennetet më të mirë", (Haxhxh/56).

"Atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira me siguri që do tua shlyejmë të keqijat dhe do tu japim shpërblim më të mirë se puna që kanë bëre", (Ankebut/7).

Enes bin Maliku r.a. thotë: "Ky ajet ka zbritur për shërbëtorin e Pejgamberit a.s. Thevbanin r.a., Thevbani r.a. e donte jashtë mase Pejgamberin a.s., Thevbani r.a. ishte aq shumë i lidhur pas Pejgamberit a.s. sa që nuk qëndronte dot asnjë moment larg Tij. Një ditë Thevbani r.a. një ditë del para Profetit a.s. me fytyrë të zbehur. Kur e sheh Pejgamberi a.s. në atë gjendje i thotë çfarë të ka ndodhur o Thevban pse je kaq i zbehur në fytyrë mos je i sëmurë? Thevbani r.a. i thotë: jo o i dërguar nuk jam i sëmurë, jam mirë por sa herë që jam larg jush më kap një frikë më duket sikur nuk do u shoh më kurrë. Sot kujtova jetën e ardhme dhe u frikësova shumë sepse aty nuk do u shoh dot. Ju do të jeni në një gradë shumë të lartë ndërsa unë edhe nëse hy në xhennet do jem shumë larg jush sepse ju do të jeni me Pejgamberët. E atëherë si do arrijë të qendroj pa u parë juve kjo më frikesoi shumë prandaj u zbeha në fytyrë". Pas kësaj bisede midis Pejgamberit a.s. dhe Thevbanit r.a. zbret ajeti i lart përmendur.

Pejgamberi a.s. thotë: "Dashuria dhe kujtesa e shumtë e All-llahut xh.sh. sjellë si dobi meshirën dhe faljen e All-llahut xh.sh., All-llahu xh.sh. këtë njeri e vendos në xhennet bashkë me pejgamberët dhe i tregon bukurinë e Tij. Ai që do shumë pejgamberin a.s., i dërgon salavate sa më shumë dobia e kësaj është ndërmjetësimi i pejgamberit a.s. dhe të gjendurit në tubimet që do bëjë pejgamberi a.s. në xhennet", (Xhamius-Sagir).

Nga Enes bin Maliku r.a.: transmetohet se pejgamberi a.s. ka thënë: "Kush do sunnetin tim ai do të thotë se më do mua. Ai që me do mua do të jetë bashkë me mua në xhennet". Kush do që ta shohë pejgamberin a.s. në xhennet le ta dojë atë me një dashuri të pastër e të sinqertë. Shënja e dashurisë ndaj tij është të ndjekurit e rrugës së tij dhe dërgimi i shumtë i salavateve, sepse pejgamberi a.s. në një hadith tjetër thotë: "Njeriu përmend shumë atë qe do", (Firdevs).

Omer Ibni Merretul Xhehni tregon: "Një ditë vjen një njeri tek pejgamberi a.s. në vendin e quajtur Kadaa dhe i thotë o i dërguar unë kam besuar se nuk ka zot tjetër përveç All-llahut xh.sh. dhe se ti je i dërguari i Tij. Fali pesë vaktet e namazit, agjëroj, jap zeqatin dhe natën fali namaz nafile. Më tregoni në ditën e gjykimit bashkë me kë do të jem"? Pas kësaj si përgjigje pejgamberi a.s. i tha: "Ai që vdes në këtë gjendje në ditën e gjykimit do të jenë bashke me pejgamberët, deshmorët, besnikët dhe të mirët. Pejgamberi a.s. bëri me shenjë duke treguar dy gishtat lart dhe tha kështu do të jenë bashkë me të përmendurit. Pastaj vazhdoj, por nëse nuk ka kundërshtuar nënën dhe babain e tij. Sepse All-llahu xh.sh. e mban larg mëshirën e Tij ndaj atyre që kundërshtojnë nënën dhe babain e tyre", (Muskatul Envar).

Pejgamberi a.s. thotë: "All-llahu xh.sh. për ata që dëshiron ti fusë në xhennet dërgon nje melek me një rrobë të bardhë dhe me dhurata në dorë. Kur shkojnë për të hyrë në xhennet keta njerëz meleku i dërguar nga All-llahu xh.sh. u thotë prisni, All-llahu xh.sh. ka disa dhurata për ju. Besimtarët i thonë çfarë dhuratash janë ato? Meleku u tregon dhjetë unaza që në çdo unazë kishte të shkruar nga nje shkrim".

Meleku i lexon shkrimet me rrallë:

1. Përshëndetje juve! Mbërritët në shpëtim pa njolla, pra tani hyni në xhennet dhe aty do të jetoni përgjithmonë.
2. Hyni të sigurtë dhe me paqe në xhennet.
3. Hoqa nga ju çdo lloj dhimbje, mërzie dhe trishtimi.
4. Juve so tu vesh me rroba prej mëndafshi.
5. Juve do tu çiftëzoj me vajzat e xhennetit (huritë).
6. Do tu jap të mira për durimin që keni bërë. Me të vërtetë ju jeni ata që keni shpëtuar.
7. Tashmë ju do të qëndroni të rinjë gjithmonë.
8. Ju tashmë jeni në një vend të sigurte prandaj jetoni pa frikë.
9. Pejgamberët, besnikët, dhe të mirët do të jenë shokët e juaj.
10. Ju tashmë jeni komshinjtë e pronarit të gjithçkaje pra jeni pranë All-llahut xh.sh..

All-llahu xh.sh. në Kur'an thotë: "Dhe kjo është rruga Ime e drejtë, prandaj ndiqeni e mos shkoni rrugëve të tjera që tu shmangin nga rruga e Tij. Kjo është ajo që u porosit Ai për tu ruajtur nga të këqijat", (En'am/103).

Maliku r.a. transmeton se pejgamberi a.s. ka thënë: "Unë u kam lënë juve dy gjëra shumë të vlefshme. Nëse ecni në ta nuk do të devijoni asnjë herë. Ata janë Kur'ani dhe sunneti im".

Pejgamberi a.s. në një hadith tjetër thotë: "Puna me sunnet është shumë herë më e mirë se shumë punë të cilat bëhen me risi. Sepse çdo risi është në humbje dhe çdo humbje është në zjarr".

Hasani r.a. thotë: Fjala pa punë nuk ka vlerë ndërsa pa njet nuk ka vlerë as puna dhe as fjala. Pa sunnet nuk kanë vlerë asnjëra prej tyre.

Pejgamberi a.s. thotë: "Bijtë e Izraelit janë ndarë në shtatëdhjetë e një grupe, ky ummet do të ndahet në shatatëdhjetë e tre grupe ku shtatëdhjetë e dy prej tyre do të hyjnë ne xhehennem she vetëm një do të hyjë në xhennet". Shokët që po e dëgjonin e pyesin, o i dërguar kush është ky grup? Pejgamberi a.s. u pergjigjet ky grup është Ehli sunnet vel xhemaat(pasuesit e sunnetit të pejgamberit a.s. dhe te sahabeve te tijë). Pra rruga e vetme e shpetimit është të kapurit pas sunnetit te pejgamberit a.s..

Pejgamberi a.s. thotë: "Do të vijë një kohë që ummeti im do të prishet, në këtë kohë ai që ndjek sunnetin tim do të shpërblehet me sevapet e 100 shehidëve (dëshmorëve)".

Të nderuar lexues koha për te cilë flet pejgamberi a.s. në hadith nuk është kohë tjetër vetëm se kjo që po jetojmë prandaj të kemi kujdes mos te bëhemi prehë e shejtanit të mallkuar dhe unit që kemi kudo pas vete. Të bëjmë gjithmone lutjen që bënte pejgamberi a.s. "O All-llahu im mos më lë në dorë të nefsit (unit/epshit) as sa hap e mbyll sytë dhe më pak se kjo".

All-llahu xh.sh. na bëftë prej atyre që ndjekin rrugën e Tij ashtu siç duhet.



Autor: Ardit Hoxhllaku

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...