A e dini se statuja e lirisë paraqet gruan muslimane?!



Në kuadër të debatit të tanishëm i cili po zhvillohet në SHBA për çështjen e refugjatëve nga bota muslimane, do të jetë interesante të hidhet dritë mbi disa fakte më pak të njohura në lidhje me Statujën e Lirisë. Shumë njerëz, ndoshta do të tronditen kur të mësojnë se statuja origjinale paraqet një grua egjiptiane, fermere dhe shtatlartë nga ishulli Rodes.

Njerëzit e bëjnë më shumë të njohur se statuja është e origjinës franceze. Po, ashtu është. Statujën e Lirisë Amerika e ka marrë nga Franca në festimin e përvjetorit të koalicionit të këtyre dy vendeve, të lidhur gjatë Revolucionit Francez. Megjithatë, ky fakt nuk mund ta mohojë origjinën arabo-muslimane të statujës.


E vërteta mbi Statujën e Lirisë

Skulptori francez Frédéric-Auguste Bartholdi, gjeti frymëzim në Egjipt, në vitin 1855, derisa po qëndronte te përmendorja monumentale në Nubian, e ndërtuar për nder të Abu Simbelit, varrin e të cilit e mbrojnë figura gjigande kolosale. Bartholdi ishte fascinuar me arkitekturën e lashtë egjiptiane. Përveç kësaj, ai ishte i magjepsur nga projekti i gërmimit të kanalit në mes të Detit Mesdhe dhe Detit të Kuq. Në fund e frenoi pasion i tij, duke e drejtuar në inaugurimin e Kanalit të Suezit.

Gjatë ekspozitës botërore të mbajtur në Paris në vitin 1867, Bartholdi u takua me Khedivin, liderin e Egjiptit dhe i propozoi ndërtimin e piramidave të mrekullueshme në formën e një përzierje të trupit të luanit me kokën e gruas. Pastaj vendosi ta bëjë statujën e një gruaje e cila mban veshje egjiptiane dhe qëndron me llambë në hyrje të Kanalit të Suezit. Statuja është 26 metra e lartë, kurse piedestali mbi të cilën qëndron është i gjatë 14 metra. Modeli i mëparshëm i statujës quhej "Egjipti ia mban dritën Azisë".

Megjithëse marrëveshja me Egjiptin u prish, Bartholdi nuk e humbi shpresën dhe vendosi ta bindë Amerikën që ta pranojë këtë projekt.

Mirëpo, a ishin të emocionuar Amerikanët me këtë propozim dhe me mundësinë e marrjes së një monumenti të ri?

Mbështetja financiare në fillim ishte shumë e dobët. U deshën 15 vjet që statuja të përfundohet dhe të vendoset në afërsi të Parisit, para se Amerikanët ta pranojnë.

Kur në tetor të vitit 1886, më në fund u zbulua, grupi që luftonte për të drejtat e grave u zemërua nga fakti se statuja e madhe do të ngritët në portin e Nju Jorkut dhe do ta paraqesë lirinë në një kohë kur gratë amerikane nuk kanë të drejtë të votojnë.

Vetëm dy gra ishin të pranishme në zbulimin zyrtar të statujës, e cila sot është e njohur si Statuja e Lirisë. Bashkëshortja e Bartholdit dhe vajza 13 vjeçare e Ferdinand de Lessepsit, inxhinier francez, i cili e projektoi Kanalin e Suezit.



Përshtati: Miftar AJDINI

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...