Terrorizmi Global dhe Arabia Saudite: Rrjeti i terrorit të Bandar-it
Arabia Saudite i ka të gjitha veset dhe asnjë nga virtytet e një shteti të pasur me naftë si Venezuela. Vendi udhëhiqet nga një familje që nuk toleron asnjë opozitë dhe ndëshkon rreptësisht mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe kundërshtarët politikë. Të ardhurat prej qindra miliarda dollarësh nga nafta kontrollohen nga despotizmi mbretëror dhe investimet spekulative pa fund. Elita drejtuese mbështetet në blerjen e armatimit Perëndimor dhe në bazat Ushtarake Amerikane për t'u mbrojtur. Pasuria kombëtare shkon në pasurimin e konsumit të madh të familjeve saudite në pushtet. Elita në pushtet financon versionin më fanatik të islamit, shkruan professor James Petras, duke përmbledhur çoroditjen e saudëve me disa goditje të penës së tij.
E detyruar të ballafaqohet me mospajtime të brendëshme nga subjekte të shtypura dhe pakica fetare, Arabia Saudite përcepton kërcenime dhe rrëziqe nga të gjitha anët: nga jashtë vendit, sekularët, nacionalistët dhe qeveritë e udhehequra nga shijat. Nga brënda vendit, nacionalistët e moderuar suni, demokratët dhe feministët, bashkë më klikën mbretërore, tradizionalistët dhe modernistët. Si kudërpërgjigje, i është kthyer financimit, trajnimit dhe armatosjes së një rrjeti terrorist, i cili sulmon, pushton dhe shkatërron çdo regjim që i kundërvihen regjimit klerikal të Saudisë.
Organizatori i rrjetit terrorist saudit është Bandar Bin Sultan, i cili ka lidhje të vjetra dhe të forta me zyrtarë të lartë politikë, ushtarë dhe të Intëligjencës amerikane. Bandar-i është trajnuar dhe indoktrinuar në bazën ajrore të Maxëell-it dhe universitetin John Hopkins si dhe ka shërbyer si ambasadot i Saudisë në SHBA për më shumë se dy dekada (1983-2005). Ndërmjet viteve 2005-2011 ai ka qënë Sekretari i Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe në 2012-ën u caktua si Drejtor i Pergjithshëm i Agjencisë Saudite të Inteligjencës. Më herët Bandar-i ishtë përfshirë në një në operacione terroriste klandestine në bashkëpunim të ngushtë me CIA-n. Përgjatë operacioneve të tij të pista me CIA-n gjatë viteve 1980, Bandar-i kanalizoi 32 milion dollarë për Contra-në në Nikaragua, e cila ishte e angazhuar në një fushatë terrori për të përmbysur qeverinë revolucionare sanidiste.
Gjatë detyrës së tij si ambasador ishtë i angazhuar në mënyrë aktive në mbrojtjen e familjes mbretërore në lidhje me sulmet e 11 Shtatorit mbi kullat binjake dhe Pentagonin. Dyshimi se Bandar-i dhe aleatët e tij kishin dijeni paraprake mbi sulmet nga terroristët sauditë (11 nga 19) është i ludhur me ikjen e papritur të familjes mbretërore saudite menjëherë pas aktit terrorist. Dokumentet e Inteligjencës amerikane për lidhjen e Saudisë dhe Bandar-it janë në shqyrtim nga Kongresi Amerikan.
Me një përvojë që muar në trajnimin dhe drejtimin e operacioneve të fshehta terroriste, si pasoje e e dy dekadave të tij të bashkëpunimit me agjencite e inteligjencës amerikane, Bandar-i ishte në gjëndje të organizonte rrjetin e vet të terrorist ndërkombëtar në mbrojtje të despotizmit të ndjeshëm dhe reaksionar saudit.
Rrjeti terrorist i Bandar-it
Bandar bin Sultan-i ka e ka shndërruar Arabinë Saudite një regjim të brendshëm tribal i varur krejtësisht prej fuqisë ushtarake amerikane për të mbijetuar, në një qendër të madhe të rrjetit terrorist, një përkrahës aktiv dhe financues i diktarurës ushtarake djathtiste (Egjipt), klient i regjimit (Jemen) dhe përkrahës i ndërhyrjes ushtarake në rajonin e Gjirit Persik (Bahrein). Bandar-i ka financuar dhe armatosur një numër të madh të klandestinëve terroristë, duke përdorur bashkëpunëtoret e Al-Kaedës, Sauditët, si dhe një grupe të shumta ta armatosura.
Bandar-i është një terrorist pragmatist: duke shtypur kundërshtarët e Al-Kaedës në Saudi dhe duke finançuar terrorizmin e Al-Kaedës në Irak, Siri, Afganistan, si dhe vende të tjera. Më parë Bandar-i ishte një aset afatgjatë i sherbimeve të inteligjencës amerikane, ndërsa, kohët e fundit, ka marrë një kurs të pavarur, ku interesat rajonale te shtetit despotik ndryshojnë nga ato të SHBA-ve. Ndërokhë që Arabia Saudite ka një armiqësi të gjatë me Izraelin, Bandar-i ka zhvilluar një mirëkuptim të fshehtë dhe lidhje pune me regjimin e Netanjahut, ne lidhje me armiqësitë e tyre te përbashkëta ndaj Iranit dhe në mënyrë specifike në lidhje me marrëveshjen e përkhshme të regjimeve Obama-Rohani.
Bandar-i ka ndërhyrë direkt apo indirekt në riorganizmin e linjave politike, destabilizimin e kundërshtarëve dhe shtrirjen e zgjerimin e ndikimit të diktarurës saudite që nga Afrika e Veriut në Azinë jugre, nga Kaukazia ruse në bririn e Afrikës, e ndonjëherë në bashkëpunim më imperializmin Perëndimor, e herë tjera me projekte të aspiratave hegjemoniste saudite.
Afrika e Veirut: Tunizia, Moroku, Libia dhe Egjipti
Bandar-i ka derdhur miliarda dollarë për të përkrahur regjimet pro-islamike djathtiste në Tunizi dhe Marok, duke bërë të mundur që masat e lëvizjeve pro-demokratike të shtypen, margjinalizohen dhe mobilizohen ... Ektremistët që mbështeten nga financimet e Saudisë po inkurajohen të mbështesin islamistët e moderuar në qeveri, duke vrarë liderët demokratët sekularë dhe udhëheqësit e sindikatave socialiste në opozitë. Politikat Bandar-it në masë të madhe përkojnë me ato të SHBA-ve dhe Francës në Tunizi dhe Marok, por jo në Libi dhe Egjipt.
Mbështetja e terroristëve dhe grupeve të lidhura me Al-Kaedën kundër presidentit të Libisë Gadafi ishin në linjë më sulmin ajror të NATOS-s. Megjithatë, divergjencat u shfaqën si pasojë: klientët e regjimit të mbështetur nga NATO dhe të përbërë nga neo-liberalë u kthyen kundër Al-Kaedës së islamistëve të mbështetur nga Saudia. Ekstremistët e themeluar nga Bandar-i në Libi janë financuar që të zgjërojnë operacionet e tyre ushtarake në Siri, ku regjimi Saudit po organizonte një operacion të madh për të rrëzuar regjimin e Asadit. Konflikti i brendshëm mes NATO-s dhe grupeve të armatosura saudite në Libi bëri që islamistët të vrasin ambasadorin amerikan dhe agjentin e CIA-s në Bengazi. Pas përmbysjes së Gadafit, Bandar-i humbi interesin në gjakderdhjen dhe kaosin e shkaktuar prej grupet e tij të armatosura. Si pasoje, ato grupe u bënë të vetëfinancuara, duke grabitur banka, duke vjedhur naftë e duke grabitur thesaret lokale, relativisht të pavarur nga Bandar-i.
Në Egjipt, Bandar-i zhvilloi në bashkëpunim më Izraelin (por jo për të njëjtat arsye), për të minuar regjimin, relativisht të pavarur dhe të zgjedhur në mënyrë demokratike, të Vellazërisë Muslimane të Muhamed Mursit. Bandar-i dhe diktatura saudite mbështetën grushtin e shtetit të gjeneralit Sisi. Strategjia e Amerikës për një ndarje të pushtetit mes Vëllazërisë Muslimane dhe regjimit ushtarak, duke kombinuar legjitimitetin zgjedhor dhe ushtrinë pro-Izraelit dhe pro-NATO ishte sabotuar. Më një paketë ndihmë prej 15 miliard dhe premtimit për më tëpër, Bandar-i i siguroi ushtrisë egjiptiane një litar shpëtimi dhe një imunitet nga faredo raprezalje financiare ndërkombëtare.
Ushtria e copëtoi Vëllazërinë, i burgoi dhe kërcënoi se do të ekzekutojë liderët e saj të zgjedhur. Nxori jashtë ligji sektorët e opozitës liberale majtiste që i kishtë përdorur si mish për qen për të justifikuar sekuestrimin e pushtetit. Duke mbështetur grushtin e shtetit, Bandar-i eliminoi një rival, një regjim islamik të zgjedhur në mënyrë demokratike, i cili kundërshtonte despotizmin e sauditëve. Ai siguroi një regjim diktarorial në një vend arab kyç, pa çka se regjimi ushtarak është mësekular, pro-Perëndimor, pro-Izraelitë e më pak anti-Asad se regjimi i Vëllazërisë Muslimane. Suksesi i Bandar-it në grasatimin e rrotave të grushtit të shtetit në Egjipt, siguroi një aleat politik, por vuri përballë një të ardhme ta pasigurtë.
Ringjallja e një lëvizjeje të re masive anti-diktatoriale gjithashtu do të shënjestrojë lidhjet e Saudisë. Për më tepër, Bandar-i ka goditur dhe dobësuar unitetin e shteteve të Gjirit: Katari kishte financuar regjimin e Mursit, edhe pse i kishte një borxh perj 5 miliard dollarësh regjimit të mëparshëm.
Rrjeti terrorist i Bandar-it është më i dukshmë në vija më afatgjata, duke financuar, armatosur, trajnuar dhe transportuar dhjetra mijëra vullnetarë terroristë që nga Amerika, Lindja e Mesme, Kaukazi, Afrika Veriore dhe vende të tjera. Terroristët e Al-Kaedës në Saudi u konsideruan shehidë në Siri. Me dhjetra grupe të armatosura islamike konkuruan për armët dhe fodnet e Saudisë. Në Jordani, Pakistan dhe Turqi, u krijuarn baza trajnimi me instruktorë amerikanë dhe europianë e më financimet e Saudisë. Bandar-i financoi për operacionet ndërkufitare grupin më të madh rebel islamik të armatosur, Shtetin Islamik të Irakut dhe Shamit.
Për shkak të mbështetjes së Hezbollahut për Asadin, Bandar-i çoi para dhe armatime te Brigadat e Abdullah Azzam-it në Liban për të bombarduar Beirutin Jugor, Ambasadën Iraniane dhe Tripolin. Bandar-i i dërgoi 3 miliard dollarë ushtrisë libanezë me idenë e ndezjes së një lufte civile ndërmjet saj dhe Hezbollahut. Në bashkëpinum me Francën dhe Amerikën, por më një financim dhe shtrirje më më madhe për të rekrutuar terroristë, Bandar-i mori rolin udhëheqës dhe u bë drejtuesi kryesor i një ofensive diplomatike dhe ushtarake në tre fronte, kundër Sirisë, hezbollahut dhe Iranit. Për Bandar-in, një marrje e pushtetit në Siri nga islamikët, do të çojë në një pushtim islamik të Sirisë dhe mbështetjen e Al-Kaedës në Liban për të mundur Hezbollahun, me shpresë që të izolojë Iranin. Atëherë, Teherani do të bëhej një shënjestër e një ofensive Izraelo-Amerikano-Saudite. Strategjia e Bandar-it është më tepër fantazi se realitet.
Bandar devijon nga Uashingtoni: sulmi në Irak dhe Iran
Arabia Saudite ka qenë jashtëzakonisht e dobishme, por nganjëherë jashtë kontrollit të Uashingtonit. Që nga koha kur Bandar-i patë marrë përsipër të të bëhej shef Inteligjencës: një aset i vjetër i CIA-s në atë kohë, patë marrë guximin për të marrë disandere për shërbimet e tij. Kështu, për shembull, aftësia e tij për të siguruar AEACS megjithë kundërshtimin e AIPAC-ut bëri që të fitonte pikë. Ashtu si edhe aftësia e Bandar-it për të siguruar largimin e disa qindra mbretërve arabë gjasme të lidhur me sulmet e 11 shtatorit, pavarësisht një niveli të lartë të sigurisë kombëtare në bllokim si pasojë e bombardimeve.
Megjithëse ka pasur shkelje episodike në të kaluarën, Bandar-i u zhvendos për në divergjenca më serioze nga politika amerikane. Ai eci përpara, duke ndërtuar rrjetin e tij terrorist, i drejtuar drejt maksimizimit të hegjemonisë arabe - edhe kur ajo bie ndesh me politikat e SHBA-ve, klientëve të saj si dhe punëtorëve klandestinë.
Ndërsa SHBA-të janë të angazhuar për të mbështetur regjimin djathtist Maliki në Irak, Bandar-i po jep mbështetje politico-financiare për terroristët sunit të Shtetit Islamik të Irakut dhe Sirisë. Kur SHBA-të negociuan marrëveshjen e përkohëshme me Iranin, Bandar-i shprehu kundërshtimin e tij dhe e bleu mbështetjen. Saudi nënshkroi marrëveshjen e armëve prej një miliardë dollarësh gjatë vizitës së presidentit francez të Hollandës, në këmbim të disa sanksioneve më të mëdha në Iran. Bandar-i gjithashtu shprehu mbështetje për përdorimin e sionizmit nga ana Izraelit të konfigurimit të energjisë për të ndikuar në Kongres dhe për të sabotuar negociatat e SHBA-ve me Iranin.
Bandar ka lëvizur përtej paraqitjes së tij origjinale për t'i shpëtuar inteligjencës amerikane. Lidhjet e tij të ngushta me presidentët amerikanë dhe evropianë, të së kaluarës dhe aktualisht me influencë në politikë e kanë inkurajuar atë që të angazhohet në aventurat e fuqisë së madhe. Ai u takua me presidentin rus Putin për t'a bindur atë që të heqë mbështetjen e tij ndaj Sirisë, duke ofruar një karotë ose një shkop: një shitje disa miliardë dollarësh të armëve për pajtim dhe një kërcënim se do të lëshojë terroristët çeçenas për të minuar Lojrat Olimpike.
Ai e ka kthyer Erdogan nga një aleat të NATO-s që mbështet kundërshtarët e moderuar të armatosur të Bashar Asadit, në mbështetës të sauditëve të "shtetit islamik të Irakut dhe Sirisë", një degë terroriste e Al-Kaedës. Bandar ka anashkaluar përpjekjet oportuniste të Erdoganit për të nënshkruar një marrëveshjeve për naftën me Iranin dhe Irakun, marrëveshjet e tij të vazhdueshme ushtarake me NATO-n dhe mbështetjen e tij të fundit të regjimit të vdekur të Morsit në Egjipt, në mënyrë që të sigurojë mbështetjen e Erdoganit për transit të lehtë të një numri të madh terroristësh sauditë të trajnuar për në Sirisë dhe Liban ndoshta.
Bandar ka forcuar lidhjet me talebanët e armatosur të Afganistanit dhe Pakistanit, duke i armatosur dhe financuar në rezistencën e tyre kundër SHBA-ve, si dhe duke i ofruar SHBA-ve një vend për një nisje të negociuar.
Bandar është ndoshta duke mbështetur edhe armatosjen e terroristët Ujgur myslimanë në Kinën perëndimore, dhe çeçenët dhe terroristët islamikë të Kaukazit në Rusi, ashtu që Arabia të zgjerojë marrëveshjen e saj të naftës me Kinën dhe të bashkëpunojnë me Gazpromin e Rusisë.
I vetmi rajon ku Saudia ka ushtruar ndërhyrje të drejtpërdrejtë ushtarake është në Gjirin e mini-shtetit të Bahreinit, ku trupat saudite kanë grimcuar lëvizjen pro-demokracisë duke sfiduar despotët vendas.
Bandar: Terrori globa me fondacione familjare të dyshimta
Bandar-i ka filluar një transformim të jashtëzakonshëm të politikës së jashtme të Saudisë duke rritur ndikimin e saj global. Çdo gjë po merr për kot. Ashtu si Izraeli, kur një sundimtar reaksionar vjen në pushtet dhe përmbys rendin demokratik, Saudia hyn në skenë me çanta me dollarë për të forcuar regjimin. Sa herë që një rrjet terrori del të shkatërrojë një regjim nazionalist, sekular apo shia, ai mund të mbështetët në financimin dhe armatimin saudit. Atë që disa skibë perëndimorë në mënyrë eufemiste e përshkruajnë si përpjekje për të liberalizuar dhe modernizuar regjimin reaksionar saudit, është në të vërtetë një përmirësim ushtarak i terrrit të saj jashtë vendit. Bandar-i përdor metoda moderne të terrorit për t'i imponuar modelin reaksionar saudit fqinjëve të vet si dhe regjimeve më të largëta me popullsi muslimane.
Problemi është se operacioni në shkallë të gjërë aventurier jashtë vendit e ka futur në konflikt me stilin e udhëheqjes së medituesve të familjes mbretërore udhëheqëse. Ata duan të lihen të qetë të shumojnë miliardat e mledhura nga nafta, për t'i investuar në pronat e pafundme nëpër botë, si dhe në marrjen në mbrojtjte të vajzave në Uashington, Londër e Beirut, duke i paraqitur kujdestarët si kujdestarët fetarë të qyteteve të shenjta Mekës dhe Medinës. Deri tani Bandar-i nuk është sfiduar, pasi i është treguar i kujdesshëm në respektimin e monarkut në pushtet dhe rrethit të tij të mbrendshëm. Ai ka blerë dhe ka sjellë ministra, kryeinistra dhe presidentë perëndimorë dhe lindorë si dhe njerëz të tjerë që të vijnë Rijad për të firmosur marrëveshje dhe për t'i bërë komplimente despotit në pushtet.
Megjithatë, sellja e tij ndaj operacioneve të Al-Kaedës, ka inkurajuar ekstremistët sauditë të shkojnë jashtë shtetit dhe të angazhohen në luftërat terrriste, si dhe ka shqetësuar qarqet monarkiste. Ata kanë frikë se terroristët e njohur të trajnuar dhe armatosur nga Saudia, të dyshuar si luftëtarë të shenjtë, mund të kthehen nga Siria, Rusia dhe Iraku e të bombardojnë pallatin mbretëror. Për më tepër, regjimet e huaja që janë vënë në shënjestër nga Bandar-i mund të hakmerren: Rusia apo Irani, sirianët, egjiptianët, palikstanezët, irakenët mund të sponsorizojnë vetë instrumentet e tyre të hakmarrjes.
Pavarësisht miliardave të shpenzuara në blerjen e armatimeve, Saudia është shumë e ndjeshme në të gjitha nivelet. Përpos legjioneve fisnore, elita ka shumë pak popullaritet dhe më pak legjimtimitet. është e varur nga puna e emigrantëve të huaj, ekspertëve të huaj dhe nga forcat e ushtarake amerikane. Elita saudite përbuzet edhe nga shumica e klerit vehabi, për shkak të lejimit të pabesimtarëve në tokën e shenjtë. Ndërkohë që Bandar-i shtrin pushtetin e Saudisë jashtë vendit, themelet brenda shtetit janë duke u ngushtuar. Ndërsa ajo sfidon politikbërësit amerikanë rreth Sirisë, Iranit dhe Afganistanit, regjimi varet nga forcat ajrore amerikane të flotës së shtatë për t'u mbrojtur nga një rritje e regjimeve armiqësore.
Bandar-i me egon e tij të fryrë, mund të besojë se ëshë një Salahudin, i cili po ndërtoj një perandori islame, por në realitet, padroni i tij monark me një lëvizje të gishtit mund ta shkarkojë menjëherë. Ndonjë nga sulmet e shumta të terroristëve të tij, mund të çojë në një krizë ndërkombëtare, duke e bërë Arabinë Saudite një shënjestër të përbuzjes botërore.
Në realitet, bandar bin Sultan-i është i përkëdheluri dhe pasardhësi i Bin Ladenit, ai e ka thelluar dhe forcuar terrorizmin global. Rrjeti terrorist i Bandar-it ka vrarë më shumë njërëz të pafajshëm se Bin Ladeni. Sigurisht, kjo është e pritshme, tek e fundit, ai ka miliarda dollarë nga thesaret e Saudisë, njerëz tër trajnuar nga CIA dhe të aprovuar nga Netanjahu!
Autor: James PETRAS