Sipas jomedhhebistëve!!!



Pasuesit e një medhhebi të caktuar fikhor sipas jomedhhebistëve është risi (bidat) e si rrjedhojë e këtij mendimi rezulton:

1. Imam Buhariu, Imam Termidhiu, Imam ibni Maxheh, Imam Darekutni, Imam Ebu Hamid el-Gazali, Imam el-Izzu ibn Abduselam, Fahrudin er-Razi, e shumë e shumë të tjerë në lëmin e Fikhut ishin nga Medhhebi Shafij.

2. Imam el-Kadi, ibnul Arabij, Imam ibn Abdulberri, Imam Kurtubiju, Imam Kadi Ijadi, e shumë e shumë të tjerë ishin dijetarë nga medhhebi Malikij.

3. Imam Jahja ibni Muini, Imam Jahja ibn Seid el-Katani, Imam Veki ibni Xherrahi, Imam Tahaviju, Imam Mevsiliju, Imam Zejleiju, e shumë të tjerë ishin nga medhhebi Hanefij.

4. Imam ibni Xhevziju, Imam ibni Kudame, Abdulkader el-Xhilani, Imam ibni Tejmije, Imam ibnul Kajimi, e shumë e shumë gjigant të tjerë ishin dhe ngelën dijetarë të medhhebit Hanbelij.

Pra, të gjithë këta paskan qenë bidatxhinjë dhe njerëz të devijuar, të lajthitur, sepse shpjegim tjetër nuk ka!!!



Autor: Jusuf ZIMERI

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...