Vehabizmi është Fe e Re



Teologu dhe redaktori i portalit kundër ekstremizmi fetar "Fol Tash", Zuhdi Hajzeri, thotë se vehabizmi është devijim nga Islami. Në konferencën e organizuar nga "Fol Tash", ku theksi u vu te parandalimi i ekstremizmit fetar, Hajzeri foli për rrezikun që përbën kjo ideologji.

Ai tha për KALLXO.com se vehabizmi mund të konsiderohet si një fe më vete për shkak të papërputhmërisë me velra dhe parime të islamit tradicional.

"Aje ku kam studiuar unë, në Universitetin e Ez'herit, në një konferencë shkencore në lidhje me grupet islamiste, një numër prej gati 400 dijetarësh, një pjesë e tyre, duke studiuar disa pika të Vehabizmit kanë ardhur në përfundimin se faktikisht është një lloj feje e re. Kjo për shkak të mendimeve të tyre, të ndryshme nga feja islame. Pra, duke parë që nuk ka kurrfarë përshtatjeje", tha redaktori i "Fol Tash".

Hajzeri është një imam në Pejë, por në tryezën kundër ekstremizmit foli si teolog dhe redaktor, duke iu përmbajtur urdhrit të Bashkësisë Islame të Kosovës, e cila nuk i lejon imamët të flasin me median.

Ai shtoi se edhe BIK-u ka informacion për këtë nismë mediatike kundër ekstremizmit fetar.

"Pas një bisede që kam pasur me kryeredaktorin e portalit [Fol Tash], i cili ka pasur një takim me Myftiun e nderuar, besoj që në një formë na ka dhënë përkrahje. Nuk e di se sa mund të jetë ajo përkrahje, por besoj se së paku, besoj se edhe ai e kupton se është një mbështetje ndaj asaj që praktikon dhe promovon edhe bashkësia islame".



Përgatiti: kallxo

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...