Vehabijtë dhe Shirku



Në historinë e njerëzimit dihet se ka ekzistuar politeizmi dhe monoteizmi. Feja Islame është fe monoteiste dhe muslimanët janë monoteist. Shihet se e kundërta e monoteizmit është politeizmi, e nuk mund të quhet monoteizmi politeizëm. Fenë e politeistëve të Mekës para shpalljes së Kur'anit, Kur'ani e përshkruan kështu:

Nëse i pyet (politeistët) kush i krijoi qiejt dhe tokën, do të thonë: "All-llahu".

E pastaj përgjigjen pse adhurohen idhujt, Kur'ani e tregon nëpërmjet përgjigjes së politeistëve: "që të afrohemi në afërsi të All-llahut".

Këtë ajet Kur'anor Muhamed Ibnul Abdul Vehabi e bartë tek Muslimanët e Mekës dhe të Medinës së kohës së tij (por edhe te muslimanët në përgjithësi), duke i cilësuar se janë idhujtarë me arsyetimin se: "Politeistët nuk kanë besuar se zotëruat (Idhujt) e tyre mund të krijojnë diç, bile ata kanë besuar se Krijuesi është All-llahu". Abdul Vehabi i ka paralelizuar ata që bëjnë tevessul (ndërmjetësim) dhe që vizitojnë varreza me politeistët që thonë: "Ne i adhurojmë vetëm që të afrohemi në afërsi të All-llahut". Pra i ka krahasuar idhujtarët paraislamik të Mekës me banorët e Mekës dhe të Medinës së kohës së tij për shkak të tevesulit dhe vizitës së varreve.

Pasi që i ka quajtur idhujtar muslimanët dhe i ka shpallur kafirë (mosbesimtarë), kanë filluar ta sulmojnë Mekën dhe Medinën, me fjalë tjera banorët e Mekës dhe Medinës.

Vehabijtë kur kanë shkuar në Medine kanë plaçkitë dhomën në të cilën gjendet varri i Muhamedit a.s. dhe kanë marrë me vete të gjitha gjësendet me vlerë, kanë dashur ta rrënojnë kubën e gjelbër mbi varrin e Muhamedit a.s. por nuk ja kanë arritur qëllimit, vetëm se duhet ditur se edhe sot nëse ju jepet mundësia dëshirojnë ta rrënojnë kuben mbi varrin e Muhamedit a. s. sepse sipas tyre haram është të falet ne xhaminë ku ka varre. Edhe sot Vehabijtë varrin e Muhamedit a.s. brenda xhamisë së Muhamedit a.s. e quajnë dukuri idhujtarie, me fjalë tjera idhujtari dhe insistojnë që të hiqet. Një dijetar i tyre nuk është falur ne xhaminë e Muhamedit a.s.. Kur e kanë pyetur se pse nuk falesh? Është përgjigjur: "Është i ndaluar (haram) namazi në ato xhami ku brenda tyre ka varre"!

Në Meke ashtu dhe në Medine Vehabijtë kanë shkaktuar krime që s'mbahen mend. I kanë rrënuar të gjitha shenjat mbi varret e as'habëve (shokëve të Muhamedit a.s.).

Muhammed Ali Pasha (me prejardhje Shqiptare) nga Egjipti dërgoi birin tij Tusun Pashën që ti ndal Vehabistët por ishte i pasukseshëm pasi që asnjë prej ushtrisë së tij nuk kthehet në Egjipt. Pastaj e dërgon djalin tjetër të tij, Ibrahim Pashën i cili edhe pse arrin sukses vriten shumë vetë nga të dyja palët. Fitneja e tyre ishte fatkeqësi që e pësuan ithtarët e islamit dhe nga shkaku i tyre është derdhur shumë gjak, është grabitur shumë pasuri dhe me paraqitjen e tyre është shkaktuar dëm i madh.

Në ligjëratat e Vehabijve thuhet se Abdul Vehabi i ka luftua shirkijatet (idhujtarit në fe) dhe bidatet (risitë në fe), ndërsa nuk tregojnë se Vehabijtë i kanë luftua muslimanët pasi që ata i kanë llogaritur si idhujtarë, por e tregojnë vetëm luftimin ndaj objekteve dhe jo të muslimanëve.

Edhe pse shenjat e para të prishjeve të varrezave kanë qenë para lufte, menjëherë pas lufte ka filluar prishja e varrezave dhe e teqeve. Këto ishin shenjat e para të veprimit në praktik të Vehabizmit. Për dallim se përpos prishjes se varrezave dhe teqeve nuk ka ndodhë konflikt luftarak në mes të myslimanëve mirëpo kjo nuk do te thotë se nuk mund të ndodhë nëse u jepet rasti dhe të kenë mundësi.



Autor: Dr. Musli VËRBANI



_________________________

Shkëputur nga Artikulli: "Fillet e Vehabizmit".

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...