Vehabizmi në Maqedoni
Autoritet e rendit në Maqedoni thonë se i ndjekin me vëmendje aktivitetet e grupeve ekstremiste, jo vetëm në vend dhe rajon por edhe më gjerë.
Njerëz me veshje dhe stil arab për nga paraqitja e jashtme e që sidomos hasen në kryeqytetin e Maqedonisë, të cilët kryesisht janë shqiptar, por ka edhe romë si dhe nga komunitetet tjera muslimane mendohet se u përkasin grupeve radikale islamike, por sipas njohësve të rrethanave kjo nuk do të thotë patjetër kështu.
Në Maqedoni ekzistojnë grupe vehabistësh ndonëse siç vlerësohet nuk paraqesin ndonjë rrezik për qëndrueshmërinë.
Bashkësia Islame në Maqedoni dhe autoritetet e rendit thonë se në vend janë të pranishme grupe radikale islamike, por se ato nuk paraqesin ndonjë rrezik për momentin.
Kryetari i Bashkësisë Islame, Sulejman Rexhepi i cili grupet e tilla i cilëson si lëvizje politike-selefiste apo vehabiste, thotë për VoA se ato nuk gjejnë përkrahje tek besimtarët muslimanë në Maqedoni. Aktualisht të gjitha xhamitë në Maqedoni janë nën kontrollin e Bashkësisë Islame.
"Depërtimi i vehabizmit në këto troje nuk është qa i fuqishëm sepse kjo lëvizje përhapet duke i paguar aktorët dhe personat të cilët involvohen në këto lëvizje. Gjithandej nuk funksionon shteti juridik dhe ku nuk ka vullnet politik për mirëvajtjen e punëve dhe kontrollimin e gjendjes në vend ato paraqiten dhe gjejnë hapësirë, pastaj ecin dhe zhvillohet", deklaro Rexhepi, transmeton agjencia e lajmeve INA.
Autoritet e rendit thonë se i ndjekin me vëmendje aktivitetet e grupeve ekstremiste, jo vetëm në vend dhe rajon por edhe më gjerë. Sipas tyre në Maqedoni ekzistojnë grupe të cilat interpretojnë dhe ligjërojnë mësimin radikal të islamit por se aktualisht nuk ka rrezik real për sigurinë e qytetarëve të vendit apo për trupin diplomatik.
Përgatiti: ina, nëntor 2011.