Arrestohen nëntë vehabistë



Policia ka arrestuar nëntë vehabistë pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj Mulla Osman Musliut, kryetar i këshillit të bashkësisë islame të Drenasit. Rasti ka ndodhur kur Mulla Osmani ka shkuar të zgjedh imamin e xhamisë së Zabelit, i zgjedhur sipas rregullave të Bashkësisë Islame ndërsa ai është penguar dhe mbi të është ushtruar dhunë nga disa besimtarë mysliman të sektit vehabistë, të cilët konsiderohen si islam ekstremistë.

Rasti i Mulla Osmani është rasti i dytë, vetëm brenda disa muajve, kur persona nga këto grupe sulmojnë anëtarët e Bashkësisë Islame. Mulla Osmani ndihet i shqetësuar meqë edhe me këtë rast nuk është sulmuar ai, por institucionet të cilat e kanë zgjedhë atë dhe gjithë besimtarët. Zyrtarët e Bashkësisë Islame të Kosovës po ashtu janë të indinjuar me rastin.

Sulmi i kryer në xhami cilësohet sulm ne vendin e punës, thotë Mulla Osman Musliu dhe shpreson në drejtësi meqë tashmë sulmuesit janë të njohur për policinë. Dhuna e ushtruar në individ të zgjedhur të Bashkësisë Islame të Kosovës është dhunë në institucionet tona, andaj shpresojmë se njëherë përgjithmonë do t'u ndalet hovi akteve të tilla të dhunës, thonë zyrtarët e Bashkësisë islam të Kosovës.


30 ditë paraburgim

Sefedin Gashi (1979) nga fshati Llapushnik,
Rrustem Bublaku (1984) nga fshati Zabel i Ulët,
Nderim Bublaku (1985) nga fshati Zabel i Ulët,
Shefqet Krasniqi (1982) nga fshati Gllobar.


30 ditë arrest shtëpiak

Zekë Bublaku (1949) nga fshati Zabel i Ulët,
Veli Hajrizi (1945) nga fshati Shtrubullovë,
Arsim Kastrati (1986) nga fshati Nekovc,
Shpejtim Shala (1979) nga fshati Cikatovë e Re,
Nuhi Thaçi (1965) nga fshati Llapushnik.



Përgatiti: agjensi-lajmesh, janar 2009.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...