Grupimi anonim i 'Deshperuarve' perseri 'in action' rreth Mevludit



Grupimi anonim i "Deshperuarve" perseri "in action" ne lidhje me gritjen qe behet per nder dhe respekt te perkujtimit te Pejgamberit s.a.v.s. te cilin keta e konsiderojne se nuk e ka pranuar Pejgamberi s.a.v.s. ne menyre absolute, pra pa asnje arsye.


Themi: Disa njerez e kane konsideruar te ndaluar duke u argumentuar me hadithin e Ebu Emameh: "Mos u ngrini sic ngrihen te huajt ... (deri ne fund)", dhe ketij pretendimi i eshte pergjigjur Imam Taberiju (Tehdhijb El-Athar h. 273) i cili ka thene se: 'ky hadith eshte Daif dhe me sened te crregullt'.

Thote: "Nuk lejohet argumentimi me haberin e Ebu Emameh".

Gjithashtu jane argumentuar me haberin e Mu'avijes ... thote Taberiju: "Ndalesa eshte per ate qe ndjen knaqesi kur te tjeret ngrihen dhe jo kur vete njerezit ngrihen per nderim dhe respekt".

El-Khattabi sipas Bejhekijut ne Shuab El-Ijman komenton: "Ndalesa eshte kur njerezit urdherohen dhe ua imponon atyre duke u paraqitur me qiber dhe mendjemadhesi".

Ibn Kutejbeh i eshte pergjigjur pretendimit te ndaleses se: 'haberi ka kuptimin kur u imponohet njerezve te ngrihen ashtu sic u ngrihen mbreterve'.

Nderkohe qe "te deshperuarit" permendin Edeb El-Mufred te Bukharijut, nuk e permendin haberin ku Bukhariju citon: "Ngritjen nga vendi i Talhas per Ka'b ibn Malik duke vrapuar drejt tij".

Ibn Betal argumentohet kunder pretendimit per ndalim, haberin ku tregohet qe: "Pejgmaberi s.a.v.s. kur e shihte Fatimen cohej nga vendi dhe vraponte drejt saj per ta perqafuar ...".

Nderkohe qe eshte edhe Haberi i Xhabir i cili shpjegon arsyen e ndalimit te ngritjes ne kembe se cka eshte e ndaluar ku Pejgamberi s.a.v.s. thote: "Per pak sa s'vepruat si perset te cilet u cohen mbreterve te tyre e keta vete rrine ulur", (trns. Muslim).

Ne mez'hebin e Imam Khattabit eshte 'MUSTEHAB' te ngrihesh ne kembe per kryetarin e mire, te drejte dhe fisnik dhe e ndaluar per ate qe nuk i ka keto sifate, 'Sikurse lejon edhe ngritjen ne kembe te nxenesit ndaj mesuesit'.

Ibnul Kajjim thote se te cuarit jane tre kategorish: "Te cuarit per dike dhe ai eshte i ulur, ky eshte veprim diktatoresh. Ngritja per dike kur ai vjen dhe ky s'ka problem. Ngritja per dike kur e sheh dhe ky eshte objekt diskutimi divergjent".

Citohet nga Ebul Welijd ibn Rushd (EL-Malikij) kater aspekte: "... aspekti i trete: I lejueshem, per nga respekti dhe nderimi, duke qene te sigurt se nuk peshtjellohet me diktatore".

Nga ajo qe veme re ne nga hetimi i dijetareve eshte se ceshtja eshte objekt i diskutueshem, pra eshte divergjente mes dijetareve qe e ndalojne ne menyre absolute ngritjen ne kembe pa asnje aryetim dhe atyre qe i ndajne dhe klasifikojne sipas arsyetimit, ku shumica e dijetareve pergjate gjithe historise se Fik'hut e deri ne ditet tona e kane lejuar ngritjen ne kembe per respekt dhe nderim te nje njeriu Fisnik, pa ua imponuar ai kete veprim.

Wesselam!!!



Përgatiti: Alban CULI
Burimi: Fet'hul Bari

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...