E vërteta mbi numrin e rekateve të namazit të Taravisë



Në emër të Allahut, Mëshirusit të përgjithshëm, Mëshirëbërësit.

Në kohën e fundit është në rritje numri i njerëzve injorantë dhe laik, të cilët të ndikuar nga një ideologji e caktuar, pretendojnë se namazin e taravisë e përbëhëjnë tetë rekate në vendë të njëzet rekateve. Së këndejmi është e nevojshme që çështja rethë faljes së namazit të taravisë të shtjellohet pak më hollësishtë. Praktika e faljes së namazit të taravisë me tetë rekate është në kundërshtim të plotë me praktikën e Ummetit përgjat shekujve. Duke patur para syshë se namazi i taravisë është një sunnet i dalluar (Sunnah Muekkedeh), kjo çështje nuk duhet trajtuar aq me lehtësi. Përkitazi me këtë çështje, duhet aprovuar një kundërshtim i fuqishme ndaj këtyre pikëpamjeve të pa baza, duke përfshir këtu paskrupullsinë e refuzimit të rregullës së përgjithshme të ndjekjes së mendimit të shumicës (xhumhur) dhe mëkatin e lënies në vazhdimësi të një sunneti të dalluar.


Ixhmaja e Sahabëve (Allahu qoft i kënaqur me ta)

Çështja se namazin e taravisë e përbëjnë njëzet rekate, është një nga ato çështje për të cilat Sahabët (Allahu qoft i kënaqur me ta) janë pajtuar me Ixhma (konsenzus). Hafiz Ibn Abdel Bar thotë: "Sahabët nuk kishin asnjë kundërshtim lidhur me këtë". Allama Ibn Kudameh thotë: "Sahabët, lidhur me këtë çështje kan bërë Ixhma në kohën e Sejidina Umerit r.a.", (El-Mughni). Hafiz Ebu Zur'ah Al-'Iraki thotë: "Ata (ulematë), miratimin e dhënë nga Sahabët (Kur Sejidina Umeri r.a. vendosi ashtu) e kan konsideruar si ixhma". Mulla Ali el-Kar'i r.a., ka deklaruar se: "kan bërë ixhma' lidhur me praktikimin e njëzet rekatëve". Ibn Haxher el-Hajtemi dhe shumë të tjerë: "po ashtu e pranojnë se Sahabët kanë bërë ixhma lidhur me këtë çështje".

Për më tepër, nuk ekziston asnjë pikëpamje në të katër medhehebet që e përkrah pikëpamjen se namazi i taravisë përbëhet nga tetë rekate. Hanefijtë, Shafijtë dhe Hanbelijtë, deklarojnë se namazin e taravisë e përbëjnë njëzet rekate, për deri sa Imam Maliku konsideron se përbëhet nga tridhjet e gjashtë rekate, dhe sipas një transmetimi ai konsideron se përbëhet nga katërdhjet e një rekate. Sipas një transmetimi tjetër ai gjithashtu e ka aprovuar edhe aplikimin e njëzet rekateve. Disa thuan se Imam Maliku gjithashtu ka pikëpamje që e mbështetë aplikiminin e njëmbëdhjetë rekateve, por Mevlana Habib el-Rahman El-A'zimi e ka refuzuar këtë qëndrim në mënyrë adekuate.

Nga ajo që u tha më sipër mundë të vijmë në përfundim se gati të gjithë dijetarët e këtij Ummeti e mbajnë mendimin se namazi i taravisë nuk përbëhet nga tetë rekate, për shakë se përgjat historisë të gjithë i jan mbështetur një medhhebi të caktuar, edhe pse kohë pas kohe ka pasur ndonjë që ka devijuar. Mevlana Habib el-Rahman El-A'zimi, përkitazi me këtë ka thënë: "Nga pas kohës së Sejidina Umerit r.a., e deri nga fund i shekullit të 13-të, nuk gjenë ndonjë shembull ku përmendet falja e namazit të taravisë me tetë rekate". Mevlana po ashtu ka dëshmuar se praktikimi i namazit të taravisë me njëzet rekate, ka mbetur praktik e Ummetit deri në ditën e sotme.


Shembulli i Sahabëve dhe i Tabiinëve

Sejidina Sa'ib ibn Jezidi transmeton: "Njerëzit falnin njëzet rekate në Ramazan gjatë kohës së Sejidina Umerit r.a.". Të tjerë përveç Sejidina Sa'ib ibn Jezidit, po ashtu kanë transmetuar se njëzet rekatet janë futur në aplikim nga Sejidina Umeri r.a., siç janë: Sejidina ibn Rumi, Sejidina Jahja ibn Said El-Ensari, Sejidina Ubej ibn Ka'b dhe Sejidina Muhammed ibn Ka'b El-Kuraz'hi.

Muhadithinët në vazhdim i kan pranuar transmetimet, lidhur me njëzet rekatet nga Sejidina Umeri r.a., se janë autentike, si që janë: hafiz ibn 'Abd el-Barr, Imam el-Neveviu, hafiz El-'Iraki, Imam Al-Subki, Imam El-Sujuti dhe Mulla 'Ali al-Kar'i.

Imam el-Bejhaki transmeton nga disa zinxhirë se Sejidina Aliu r.a., po ashtu e ka vazhduar praktikën e faljes së njëzet rekateve në namazin e taravisë. Kjo po ashtu është transmetuar të jetë praktië edhe e Sejidina Abdullah ibn Mes'udit r.a., Sejidina Abdurr-rrahman ibn Ebi Bekr r.a., Sejidina Ubej ibn Ka'bi r.a., Shutajr ibn Shakl, Ibn ebi Mulejkah, Harith el-Hamdani, Ali ibn Rebi'ah, Ebu 'l-Buhtari, Sejid el-Tabi'in Said ibn Xhubejr, 'Ata (ky ka thënë: "I gjeta njerëzit, duke falur njëzet e tre rekate, përfshi edhe vitrin), Seid ibn Ebi 'l-hasan, Imran El-'Abdi dhe Suvejd ibn Ghafleh".


Praktika e Pejgamberit të Allahut (alejhi selam)

Në një trnsmetim është përmendur se pejgamberi a.s. ka falur, njëzet rekate në namazin e taravisë. Zinxhiri i këtij transmetimi është i dobët. Si do qoftë, është rregull e mirënjohur në shkencën e hadithit dhe fikhut sipas së cilës nëse një hadith përmban sinxhir të dobët, por është i mbështetur nga praktia e përgjithshme e Ummetit në epokën e Sahabëve dhe të Tabiinëve, atëher ai hadith merret si autentik.

Mevlana Habib el-Rahman El-A'zimi, ka përmendur se ky transmetim edhe pse i dobët është i përforcuar nga pikat në vazhdim:

1). Fakti që ajo është në përputhshmëri me praktikën e përgjithshme tw muslimanëve në kohën e Umerit r.a.,
2). Kjo mbetet praktikë edhe në kohën e Sejidina Aliu r.a.,
3). Të katër medhhebet dakordohen me këtë, dhe
4). Fakti që i tërë Ummeti e ka praktikuar atë deri në ditën sotme. Këto janë arsye të mjaftueshme për ta përforcuar këtë transmetim dhe për ta ngritur ate në shkallën e autenticitetit,(Ruk'ate Tarawih, fq. 60).

Është interesantë, që Imam Ibn Ebi Shejbah, në kapitullin mbi "Numrin e rekateve që duhet falur në Ramazan", së pari e përmend praktikimin e saj nga dhjetë Sahabë dhe Tabiinë të ndryshëm dhe pastaj e citon transmetimin e njëzet rekatëve nga Pejgamberi a.s.. Me këtë, Imami me siguri ka dashur që të aludoj në fortësinë e këtij transmetimi.


Njëzet rekatet janë future në aplikim nga Sejidina Umeri r.a.

Ata që e kontestojnë praktikën e faljes së njëzet rekatëve të namazit të taravisë përgjithësisht e kontestojnë faktin që Sejidina Umeri r.a. e ka vendosur këtë praktikë dhe ne vend të kësaj deklarojnë se në fakt Sejidina Umeri r.a. ka aplikuar tetë rekate e jo njëzet. Ky pohim është lehtësisht i demantueshëm, në dritën e fakteve të përmendura më sipër. Aq më tepër, Imam Tirmidhiu në Sunenin e tij deklaron si në vazhdim: "Dhe shumica e Ulemave kan zgjedhur njëzet rekate, si që është transmetuar nga Sejidina Aliu r.a. dhe Sejidina Umeri r.a. dhe Sahab të tjerë veç këtyre dyve".

Fakti që Imam Tirmidhiu as që përmendë tetë rekate nga Sejidina Umeri r.a. dhe as nga ndonjë Sahab tjetër është tregues i qartë se kush mbështetet në pikëpamjen e duhur. Disa Ulema në përpjekje për të bërë afrimin, apo pajtimin e qëndrimeve kanë deklaruar se Sejidina Umeri r.a. ndoshta së pari ka aplikuar tetë rekate, të cilat më vonë u ritën në njëzet. E kjo pastaj u bë praktikë e vazhdueshme në kohën e tij si dhe në kohën e atyre që pasuan më vonë.

Nga ana tjetër, Mevlana Habib el-Rahman El-A'zimi dhe të tjerë i kanë sfiduar edhe këto qëndrime për gjoja aplikimin e tetë rekateve nga ana e Sejidina Umeri r.a., Mevlana e ka klasifikuar këtë si të dobët për shkakë të idtirab-it (mospajtimeve në mes transmetuesve), (Ruk'ate Tarawih, fq.7-8).

Fakti që transmetimi për aplikimin e tetë rekateve nga ana Sejidina Umeri r.a. është transmetuar nga Imam Maliku, dhe ai (Imam Maliku) edhe më tej zgjedh njëzet rekate, Tridhjet e gjashtë ose katërdhjet e një rekate, edhe më tej e dobëson këtë transmetim. Një faktorë tjetër dobësues për këtë transmetim është se nuk ka asnjë referencë tjetër nga Sahabët apo Tabiinët e cila e mbështet këtë transmetim për tetë rekate.


Sunneti i Hulefia Rashidinëve

Fakti që Sejidina Umeri r.a. e aprovoi praktikën e njëzet rekateve dhe Halifet e tjerë e vazhduan këtë praktikë është e dëshmi e mjaftueshmë që tregon rëndësinë e kësaj. E tëra kjo është në dritën e hadithit të Resululahut a.s. ku thotë: "Pastaj duhet ta ndjekni sunnetin tim dhe atë të halifëve të drejtë", (Ebu Davudi). Ulematë kanë ra në ujdi se sunneti i Halifëve është poashtu pjesë e sunnetit të dalluar në dritën e hadithit në fjalë.

Hafiz Ibn Rexhep el-Hanbeli ka thënë: "Udhëzimi në këtë hadith, ti ndjekni halifet është detyrues sa edhe ndjekja e vetë sunnetit të Pejgamberit a.s.". Kjo bëhet edhe më e qartë, duke ditur që kjo ishte një nga këshillat e fundit të Pejgamberit a.s..


Rëndësia e praktikës së Sejidina Umerit r.a.

Praktika e Sejidina Umerit r.a. gëzon një rëndësi të veçantë si rezultat i transmetimeve të ndryshme të cilat e mbështesin këtë. 1). Pejgamberi a.s. ka thënë: "Allahu ka vendosur të vërtetën mbi gjuhën dhe zemrën e Umerit", (Ebu Davudi).
2). Sejidina Aliu r.a. në mënyrë të përpiktë e ndiqte praktikën e Umerit r.a. dhe thoshte: "Me të vërtetë ai gjithmon ishte i saktë në punët e tijë".
3). Sejidina Abdullah ibn Mes'udi r.a., ka thënë duke qenë nën betim: "Ajo që ka zgjedhur Umeri është rruga e drejtë".
4). Halifja Umer ibn Abdul Azizi në një paraqitje drejtuar popullit ka thënë: "Veni re! Çka do që Pejgamberi i Allahut a.s. dhe dy Sahabët e tij (Ebu Bekri dhe Umeri) kan praktikuar është obligim për ne që ti qëndrojmë pas".

Imam Adhami Ebu Hanifeja r.a., lidhur me namazin e taravisë dhe aplikimin e saj nga ana e Sejidina Umeri r.a., ka thënë: "Taravija është Suneti Muekede. Umeri r.a., nuk e ka future atë në praktikë nga mendja e tij, as që ajo ishte një risi nga ana e tij. Ai me siguri veproi ashtu sepse ka ditur diçka për këtë nga Pejgamberi a.s.".

Allamah El-Mavasil, pas citimit të thënies së mësipërme të Ebu Hanifes r.a., tha: "Ai (Sejidinia Umeri r.a.) ka vepruar në atë formë në prezencë të një numri të madh të Sahabëve r.a., në mesin e tyre ishin sahabë si Sejidina Uthmani r.a., Sejidina Aliu r.a., Sejidinia Ibn Mes'udi, Sejidina 'Abbasi, Sejidina Ibn 'Abbasi, Sejidina Talhah, Sejidina Zubejri, Sejidina Muadhi, Sejidina Ubeje dhe të tjerë nga Muhaxhirët dhe Ensarët. Asnjëri nga ata nuk e ka kundërshtuar këtë veprim të Sejidina Umerit r.a., përkundrazi ata e kanë ndihmuar dhe janë pajtuar me të".


Taravija në Mekke dhe Medine

Në dy faltoret e shenjta, në qytetin e shenjtë të Mekkes dhe të Medines, që nga koha e Sejidina Umerit r.a. e deri në ditën e sotme gjat muajit të Ramazanit namazi i taravisë është falur me njëzet rekate. Sahabët, Tabiinët, Imamët e fikhut dhe pjesa tjetër e Ummetit - me përjashtim të të ashtuquajturve Ehli-hadith-ët (ose selefistët) e kohëve të fundit - në mënyrë unanime e kan falur namazin e taravisë me njëzet rekate.


Ngjasimi me Shiat

Ata të cilët e përkrahin mendimin se namazi i taravisë përbëhet nga tetë rekate, lidhur me këtë çështje e mbajnë të njëjtin mendim si edhe Shiat. Është faktë i njohur në mesin e dijetarëve të vërtetë të Islamit se namazi i taravisë me shekuj është konsideruar si namaz shtesë përgjat muajit të Razmazanit. Përndryshe Shiat, praktikën e faljes së namazit të taravisë e kundërshtojnë në tërësi. Ngjashëm me këta edhe sekti i Ehli-hadithit (selefistët), refuzojnë qëndrimin se përgjat muajit të Ramazanit ka namaz shtesë si që është namazi i Taravisë. Ata besojnë se namazi Tahaxhud, i cili falet gjat pjesës së vonshme të natës, përgjat tërë vitit (si namaz nafile), thjeshtë është sjell më herët (d.m.th. në pjesën më të hershme të natës) gjat muajit të Ramazanit. Pra në esencë, sipas tyre nuk ka namaz shtesë gjat muajit të Ramazanit.

Për më tepër, të besosh se njëzet rekatet janë një risi e Sejidina Umerit r.a., do të thotë të nënvlerësosh integritetin e këtij Sahabi të nderuar, dhe në fakt të të gjithë Sahabëve që ishin prezent gjatë kohës së tij. Përgjithësisht, ky është pikërisht edhe synimi i Shiave, nga se për ta, nënçmimi i integritetit të Sahabëve të Pejgamberit a.s., paraqet vyrtit.


Dallimi në mes Taravisë dhe Tahaxhudit

Ekziston pikëpamja se, pasi që namazi Tahaxhud përmban vetëm tetë rekate - gjë që edhe kjo nuk është e saktë, sepse hadithe të tjera sugjerojnë më tepër rekate - e njejta vlen edhe për namazin e Taravisë. Ka disa dallime në mes namazit Tahaxhud dhe Taravisë, disa nga të cilat i paraqesim në vazhdim:

1). Taravija përmban njëzet rekate, ndërsa Tahaxhud namazi tetë ose maksimum dymbëdhjetë.
2). Taravija është Sunet Muekede, kurse Tahaxhudi është Mustehab (i preferuar).
3). Taravija duhet të falet me xhemat, kurse Tahaxhudi falet vetëm individualisht.
4). Taravija falet vetëm gjat muajit të Ramazanit, kurse Tahaxhudi falet përgjat tërë vitit.
5). Taravija falet gjat pjesës së hershme të natës, kurse Tahaxhudi falet gjatë pjesës së vonshme të natës.

Në favor të asaj që u tha më sipër, ka disa hadithe te të cilat Pejgamberi a.s., veçanarisht ka inkurajuar qëndrimin në kijame gjat muajit të ramazanit:

1). Sejidina Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Ai i cili ka falur namaz natën gjat muajit të Ramazanit, me besim dhe duke kërkuar shpërblim nga ana e Allahut xh.sh., gjunahet e tija të mëhershme do ti fallen", (Sahih Buhari dhe Muslimi).
2). Pejgamberi a.s. ka thënë: "Allahu xh.sh. e ka bërë farz agjërimin e Ramazinit, dhe ngritja për të falur namaz e nate (Taravijën) është bërë sunnet për ju", pra kushdo që agjëron dhe ngritet për të falur namaz nate, prej bindjes dhe duke kërkuar shpërblimin e Tij (Allahut xh.sh.), do të pastrohet nga gjunahet sikur ditën që është lindur nga nëna e tij.
3). Sejidina Ebu Hurejre tregon se si Pejgamberi a.s., i ka nxitur Sahabët e tij për të falur namaz (natën) gjat muajit të Ramazanit, por pa i urdhëruar që ta zbatojnë atë si një akt të obligueshëm, dhe ka thënë: "ai që e ka zbatuar namazin e natës gjat muajit të Ramazanit nga besimi dhe duke kërkuar shpërblim nga Allahu xh.sh., të gjitha gjunahet e mëhershme do ti jen falur", (Sahih Muslim).

Hadithet e mësipërm vërtetojnë se ekziston një namaz shtesë që duhet zbatuar gjatë netëve në muajin të Ramazanit. Veç kësaj, Pejgamberi a.s. ka thënë Namazi është punë e mirë, prandaj ai që ka mundësi të fal më shum le të fal. Së këndejmi, sa më shum namaz të falet gjatë këtij muaji është aq më mirë.


Vërejtjet përfundimtare

Duhet patur para syshë se muaji i Ramazanit është muaj ku muslimanët i përkushtohen adhurimit. Për këtë arsye, koncepti i faljes së njëzet rekateve me siguri që është tregues për një përkushtim më të madh se sa rasti i faljes së tetë rekateve. Në fakt ata që zgjedhin të falin vetëm tetë rekate, duhet që të shqyrtojnë vetveten e tyre, dhe të mos bëhet shkak përtacija për vendimin e faljes së më pak rekateve.

Më në fund, këshilla e përgjithshme e ulemave është se çfardo që një person rrënjos gjat muajit të Ramazanit do të mbetet me të gjatë tërë vitit në vazhdim. Ramazani shërben si një mundësi e mirë për ti plotësuar mangësitë shpirtërore dhe shërben poashtu si një fushë garimi për besimtarin. Ne largohemi nga hallalli gjat agjërimit ditën, për tu pajisur me aftësinë për t'iu shmangur haramit gjat pjesës tjetër të vitit.

Në këtë rast ndoshta ia vlen të përmendim edhe faktin se numri i përgjithshëm i namazeve të obligueshme që falen (përfshi edhe vitërin) gjatë ditës është njëzet. Prandaj, ai që sakrifikon gjatë muajit të bekuar të Ramazanit duke falur këta njëzet rekate të namazait të taravisë - me vullnetin e Allahut do të jetë i përpiktë me namazet e obligueshme gjatë pjesës tjetër të vitit.

Popullit i duhet tërhequr vërejtja ndaj pikëpamjeve të tilla inovative që dalin nga njerëz të cilët pretendojn se kanë dituri, e ndërsa refuzojnë ta ndjekin rrugën e Sahabëve dhe të Ummetit në përgjithësi. Çështja e taravisë është njëra prej shum pikëpamjeve të gabuara të sforcuara nga këto grupe të devijuara. Në fakt masat popullore këshillohen që ti largohen debatimit me njerëzit e tillë për këto çështje dhe në vend të saj për më tepër njohuri të u drejtohen ulemave kompetent. E Allahu e din më së miri.

Vel-Hamdulilahi Rabil-Alemin.



Autor: Shejh Muhammed H. Abasumer
Artikulli origjinal nga: Deoband.org
Përktheu: Mustafa Musliu, Redaktoi: Hamud Alim

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...