Mesele mbi Tevesulin 1



Pyetja:

Ju mbështesni tevesulin (ndërmjetësimin) me të Dërguarin sal-lall-llahu alejhi vessel-lem kurse unë jam në ballafaqim me vëllezërit tonë vehabista që na kërkojnë Hadith që vërteton veprimin e selefëve për tevesulin me të Dërguarin e All-llahut pas vdekjes të tij. Ju kam dëgjuar duke përsëritur kundër tyre rastin e Omerit kur ka kërkuar shi me Abasin.

Pse këta (vehabistët) e përmendin mbarimin e Hadithit kurse e harrojnë fillimin, ku jam njoftuar se fillimi i Hadithit është se një beduin ka ardhur te varri i Pejgamberit dhe ka thënë: "Ndihmo (lute All-llahun t'u lëshoj shi) Ummetin tend". Ky njeri e sheh në endërr Pejgamberin duke i thënë Pejgamberi: "Shko tek Omeri dhe thuaj që ai të lutet për të kërkuar shi". Argumenti jonë këtu është siç keni përmendur ju është njohuria e Omerit për punën e njeriut në fjalë, ndërsa Omeri nuk kundërshtoi lutjen që bëri njeriu te varri i Pejgamberit. Por, unë nuk kam gjetur Hadithin e Omerit të ketë rrëfimin e këtij njeriu.

Andaj, ju pyes ku mund ta gjejë. Nëse nuk gjendet rrëfimi i këtij njeriu në fillim të Hadithit atëherë çfarë keni patur për qëllim me fjalën tuaj? Shpresoj që ju të më ofroni Hadithet të cilat vërtetojnë ligjëshmërinë e tevesulit edhe pas vdekjes qoftë edhe ndonjë argument që aludon për te dhe ku gjenden ato, e pastaj unë vetë do të vazhdoj hulumtimin?!


Përgjigjja:

Hadithi gjendet në librin "El-Bidajeh ven-Nihajeh" të Ibni Kethirit kur flet për vitin e thatësisë.

Kurse temën e tevesulit mund ta gjeni në mënyrë të sqaruar në librin tim "Fikhu Sirah".



Shejh - Dr. El-Buti

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...