Hutbe rreth haxhxhit



Lexova ajetin e 197 të sures El-Bekare ku Allahu i Madhërishëm thotë: "Haxhi është në muajt e caktuar e kush bën (ia fillon të zbatojë) haxhin në këta muaj, nuk duhet afruar gruas, nuk bën të merr nëpër këmbë dispozitat e Sheriatit, as nuk duhet shkaktuar grindje. Çka punoni nga e mira, Allahu di për to. Dhe përgatituni me furnizim (për rrugë), e furnizimi më i mirë është devotshmëria, e ju të zotët e mendjes kini dronë Time"!

Haxhi është një nga pesë obligimet themelore të Islamit, për kryerjen e të cilit shumë besimtarë myslimanë përgatiten tërë jetën. Ai është një lloj riti kolektiv, në të cilin merr pjesë njeriu me tërë qënien e tij duke përfshirë edhe një pjesë të konsiderueshme të pasurisë. Ai është një takim madhështor i një numri impozant adhuruesish të Allahut nga e tërë bota ... Ai takim bëhet në Emër të Allahut, për hir të Tij dhe për t'i rënë në sexhde vetëm Atij, dhe me qëllimin e vetëm që për të zbatuar një urdhër të patjetërsueshëm fetar.

Muhammedi s.a.v.s. thotë: "Haxhi i pranuar është haxhi i cili të shpie në Xhennet". Për me qenë haxhi mebrur, d.m.th. tamam dhe i pranuar duhet të plotësohen këto kushte: Haxhi njeriut ia mëson braktisjen, largimin nga familja, dhe lënien e tyre në Duart e Allahut, haxhi është një shkollë, ndërsa rruga drejt haxhit një gurrë e asaj shkolle, haxhi njeriut ia mëson rrugëtimin e amshueshëm, mikati është kufiri ku njeriu nuk mund të kalojë pa e ndryshuar botën e vet, është kufiri të cilin e vendosi Xhibrili a.s. dhe është asimetrik. Mikati është sikur zemra e nënës: e bereqetshme dhe mëshironjëse, është një degë e Mëshirëës Absolute. Telbija është sllogani i haxhit (Lebbejke) e cila rrënjët i ka deri tek Ademi a.s., sllogan ky të cilin e kanë kënduar tërë korri profetik. "Arafati është haxh" - thotë Muhammedi s.a.v.s. prova e Mahsherit, vendi i njohjes (marifetit), është ngusht i lidhur me njeriun dhe kohën, qielli në atë kohë hapet dhe mbyllet, është një pjesë e ditës, Arafati nuk është gjeografi (vend) por hal (gjendje), vendi i takimit të Ademit dhe Havasë a.s., kthim në vatan (vatanin e nanës dhe të babait), është nefsi mutmeinne (vend shpirt të qetësuar) mekam i duasë, pa ndërmjetsues, Arafati është bursa e duasë, edhe nëse nuk lutesh, janë engjëjt ata që luten për ty, Arafati është sexhdeja e Haxhit, kujtesa e largimit nga Xhenneti, gjegjësisht nostalgjia për Xhennetin e humbur dhe qarja për të. Muzdelife-mesharil haram është vetëdijesimi. Muzdelifeja është shahid (dëshmitar) i vdekjes sikur që Arafati ishte dëshmitar i jetës. Mina është simbolika e madhe e gurëzimit të shejtanit në pamje të jashtme, kurse në thelb shejtanin e brendshëm: veset, hujet dhe të gjithë të këqijat që i ke në brendinë tënde.

Numri 7 është simbolika e cila ka kuptimin e shumësisë (çdo herë) për t'iu afruar Allahut me kurban (karebe), pra duhet të heqish pengesën që ke para, e ai është shejtani. E më pas të presish kurban, gjest ky i afrimit te Allahu. Kurbani, afrim tek Allahu që bëhet në një formë duke sakrifikuar për atë. Ata që janë në Haxh, aty sakrifikojnë ndërsa ne prej këtu e dërgojmë Sa'ji është puna, përpjekja, angazhimi, vendosja dhe shpërngulja.

Tavafi është nënshkrimi i Haxhit, ska asgjë që nuk bën tavaf e nuk lëviz, çdo gjë lëviz, por tavafi është: bashkëngjitje në lëvizjen e pavetëdishme me vetëdije. Dhe është nënshkrimi në imanin me turp. Haxherul-Esvedi është kamera e Allahut e cila do të dëshmojë për të.

Në fund i lutemi Allahut të Madhërishëm që atyre të cilët e kanë bërë nijet të shkojnë në Haxh t'ua mundësojë që me një lehtësim ta bëjnë këtë ibadet, ndërsa atyre që nuk kanë qenë t'ua mundësojë që edhe ata të shkojnë dhe të mësojnë se: Haxhi është fillim e jo mbarim, është dhënia e besës Allahut e jo marrja fjalë nga Ai, që është një përgjegjësi e jo favor, që është një praktikim e jo teoritizim dhe lirim, se ihrami është hurmet ndaj ekzistencës dhe përqendrim në sendet e kufizuara, telbija është përgjigjja në thirjen teologjike, Arafati është marifet, meshari shuur, xhemeratet xhihad, kurbani afrim, tavafi është ndjenja se i takon dikujt, sa'ji shpërngulje, angazhim dhe sprovë, haxhi është një kod jetësor i dëshiruar nga Allahu dhe është një dosje e koduar ...

Në fund vërtet e kupton se në Haxh shkohet për të marrë e jo për sjellë (sende apo diç tjetër).



Autor: Mr. Husein RIZAI

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...